Muli po ndiqte me vëmendje fotot nga inaugurimi I një partie të re dje mbasdite. Përveçse emri I partisë ishte pak qesharak, Mulit I tërhoqën vëmendje disa personazhe në ceremoni.
E para ishte gruaja e një ish deputeti të PD, që në fakt është e afërt me Metën.
Në fillim e injoroi se ndoshta është thjeshtë miqësi, por ku pa dhe një aktor që punon në një emision financuar nga njerëzit e Metës, atëherë u bë më serioze çështja.
-Ore mos na e financon Meta këtë partinë e re, I tha Lelos?
-Po pse do harxhoj pare dhe për partinë e vet dhe për një tjetër I tha Lelo.
-Po se këtë të vetën po ja mbajmë ne dhe ai do ketë hapur këtë tjetrën ta ketë rezervë.
-Nuk besoj tha Lelo. Po ndoshta njerëzit e tij që janë mërzitur se skanë gjet vend në parti, pasi ka shkuar Gim Neshua dhe kanë shkuar aty.
-Nuk e kam shqetësim tha Muli se e di si përfundon ajo punë, por jam I shqetësuar për Metën që më duket se spo gjen rehat me ne dhe pse ne e kemi vënë të parin me vulë e firmë.
-E ka atë ves tha Lelo. Ku I jep shumë gjëra në besim fillon e dyshon pse po mi japin mua të gjitha këto dhe merr masat të ketë dhe një rezervë.
-Ja të shohim tha Muli. Se ky dhe këtë emrin e partisë e ka si fjali të lënë gjysmë, si me pishmallëk e paska.
-Me sa di unë ai ka pikë kryesore të programit tu marr lekët të pasurve dhe tua jap të varfërve, tha Lelo, ndaj nuk duhet të ketë punë me partinë e Metës se pastaj duhet tu marr lekët atyre dhe të na I jap ne si parti e varfër. Prandaj mos I paragjyko kot.
Lini një Përgjigje