Në kulmin e debateve të forta elektorale dhe sulmeve ndaj SHBA ku është angazhuar opozita, Tit Vasili sot u vu në qendër të vëmendjes për shkak të mbështetjes që i bën Efit në Big Brother, për të qenë në finale.
Gjatë debatit me Lelon për këtë çështje, Muli i kërkoi që Titi të mbahet nën vëzhgim.
-Është një gjë komplet kundër opozitës, tha Muli.
E para, mbështet një banore të Big Brother-it që është nga Përmeti, ku ne e kemi të humbur.
E dyta, është kundër Luizit, i cili është shpresa jonë për fitore pasi do shpallet fitues më 6 maj.
Por e treta dhe më e rënda, ne luftojmë gjithë ditën kundër Yuri Kim, ky lufton të bëjë finaliste Efin.
Ka diçka dyshuese këtu.
-Në parim ke të drejtë, tha Lelo.
Nuk besoj se Tit Vasili e bën pa qëllim këtë.
Por mund ta ketë inatin me Ilir Metën që e ka zëvendësuar me Gimin e Puros.
Dhe për t’u tallur me ta, angazhohet në betejën për Efin.
-Ka dhe diçka fetare, tha Muli, se ka zgjedhur një personazh ortodoks, siç është vet.
Dhe kjo nuk më pëlqen.
-Po të jetë për këtë, ai ka dhënë prova, tha Lelo, se njeriun që ka dash më shumë në jetë është një bektashi nga Skrapari dhe nuk ka pyetur për fe.
Por besoj e ka si gjest ironik.
-Po ça ironie, tha Muli. Kush e kupton këtë ironi, sikur u bë LSI parti angleze e të bësh humor anglez.
-Prapë nuk mendoj se na dëmton shumë, tha Lelo.
Këtë javën e fundit sa më pak të flasin për politikë, aq më shumë nder na bëjnë. Ndaj nuk u duhet mërzitur.
Puna është kur flasin, s’ke çfarë t’u bësh.
Se më mirë të shajë Luizin, se Yuri Kim si Monika.
Se Luizi maksimumi na bën të lumtur, po ajo tjetra na bën të vdekur.
Thoni cfare te doni po Tit Vasili te ben varrin gati sic ia beri Lefter Kokes.