Muli ngre dyshime rreth raporteve të Doktorit me Beqajn 

21 Gusht 2023, 17:17Antena TEMA

Ka dy ditë që Doktori sulmon egër SPAK dhe si sebep gjen që nuk ka gjetur dot kontratën origjinale tek zyra e Beqajt.

Sot SPAKU doli e sqaroji që e ka kontratën origjinale.

-Pse ta ketë bërë gjithë këtë sulm Doktori, i tha Muli, Lelos?

Ai e di shumë mirë që është kontrata origjinale.

-Po pra, tha Lelo. Madje sot e pranoi vet që është në disa kopje, në disa vende.

-Kam disa dyshime, tha Muli, por mos ja thuaj njeriu.

Se ky e ka pas mik Beqajn.

Madje dhe kur erdhëm në pushtet më 2005 e mbajtëm në punë.

Ka pas mik babain e tij Hamitin, se ishin anëtarë të Byrosë së partisë në Universitet bashkë. Ishin miq si komunistë.

-Po çfarë miqësie, ai po e sulmon?

-Këtu dyshoj, tha Muli.

Pse pak gjëra ka ajo kontrata, që ta gjesh sebep e të thuash pse katër kopje janë origjinale, njëra është fotokopje?

Dyshimi im është se ai ai po e përqendron gjithë sulmin tek mungesa e kontratës origjinale, që kur të gjendet pastaj të thotë epo ja gjeti SPAK dhe të shajë SPAK pse e shpëtoi Beqajn. 

Po në fakt po përpiqet ta ndihmojë vet.

Doktori në thelb është njeri i mire, zemërgjerë, dhe nuk i harron miqësitë e vjetra, sidomos ato të kohës kur miqësia ishte e sinqertë, si në kohë të komunizmit.

-Qenka lojë e thellë, tha Lelo. Thua për këtë ta ketë bërë?

-Po për këtë, se nuk më rezulton gjë tjetër.

Nuk ka folur fare për kontratën, por ka dy ditë që thotë kopja origjinali, kopja, origjinali.

-Ka shumë mundësi, tha Lelo.

Se dhe ai Beqaj të gjitha i ka sqaruar, këtë nuk e sqaron.

Nuk do t’i bjerë ndesh Doktorit.

-Kjo duhet të jetë, tha Muli.

Duhet të bëjmë kujdes, se nuk i dihet dhe i prishim skemën.

Lini një Përgjigje