Pas arrestimeve të fundit në Durrës, Muli thirri Lelon të diskutonte mbi mënyrën se si duhet ta përdornin këtë lajm.
-Mendoj që duhet të shmangim entuziasmin, tha Lelo.
Ky ëhstë një kurth i Yuri Kim, e cila fut në burg ca nga këta të Ramës, që të fusi pastaj ndonjë tonin.
-Po kë do fusë nga ne, ne s’kemi asnjë kryetar bashkie më, tha Muli?
Dhe këta të 7 që fituam, 5 janë tanët.
-Është nga fusha e ndërtimeve, tha Lelo.
Me këtë kriter mund të na arrestojnë Jamarbërin.
Me këtë rast i bien familjes së Doktorit.
-Unë di që lejet i ka në rregull, tha Muli.
-Po lejet mund t’i ketë në rregull, por dhe këtu në Durrës shkoi dhe ai i Hipotekës në burg.
D.m.th kanë probleme dhe letrat e tokës.
Mund të kapen me atë gjë.
Natyrisht do jetë skandal, por po them si precedent.
Ndaj duhet të jemi të rezervuar.
Duhet ta quajmë lojë politike të Ramës me Yuri Kim.
Vetëm kështu jemi brenda.
E zhvlerësojmë si arritje të drejtësisë.
Se duhet t’i përmbahemi parimit që drejtësia nuk funksionon.
-Po kush mund ta thotë këtë, se duket si budallallëk, tha Muli?
-E thotë Paloka, nuk e ruan ai, tha Lelo. Kaq e bën ai.
-Dakord, tha Muli. Nga ana tjetër duhet të godasim faktin që Dako do mbahet në kushte të mira në burg.
Që të revoltohen dhe të burgosurit.
-Ata prapë për PS votojnë, tha Lelo. Nuk na prish punë.
Por ne do bëjmë tonën.
Lini një Përgjigje