Muli ofron dhjetë kushtet e Doktorit për të pranuar hapjen e negociatave

19 Korrik 2022, 18:37Antena TEMA

Pas vendimit për hapjen e negociatave dhe fillimin e Konferencës së parë Shqipëri- BE, Muli bëri sot publike dhjetë kushtet e Doktorit për të pranuar dhe PD hapjen e negociatave:

“Të dashur shqiptarë!

Edi Rama po përdor sot çeljen e negociatave për të konsoliduar pushtetin e tij komunist, të ngjashëm me atë të vitit 1990.

Ai do të gënjejë shqiptarët që janë çelur negociatat, por ato nuk mund të çelen kurrë pa plotësuar kushtet që ka opozita për BE-në.

Më poshtë janë dhjetë kushtet e opozitës, të cilat janë kushti i nevojshëm që opozita të pranojë çeljen e negociatave.

1-Bashkimi Evropian të ditancohet nga SHBA, lidhur me shpalljen “non grata” të Sali Berishës.

Distancimi të bëhet me shkrim dhe të pezullohen raportet SHBA-BE deri në zgjidhjen e këtij problemi.

2-Komisioni i Jashtëm i BE të heqë dorë nga njehësimi me legjislacionin e BE e standardit të personave “non grata” të SHBA për Ballkanin, ku kanë ndërmend të prekin Sali Berishën. 

3-Bashkimi Evropian duhet të premtojë që do shpallë Xhorxh Sorosin person “non grata”, si shkatërrues i lirisë së fjalës dhe vendosjes së diktaturës në Evropën lindore.

4-Qeveria franceze duhet të ndërhyjë pranë Gjykatës në Paris ku ka depozituar Sali Berisha padinë ndaj sekretarit Blinken, që të fillojë sa më parë gjyqi.

Ndryshe çështja të transferohet në një gjykatë në Tiranë.

5-Presidenti Macron të thërrasë për një darkë gjykatësin dhe të reflektojë mbi nevojën e marrjes së vendimit.

6-Të anulohet reforma në drejtësi dhe ky të jetë objektivi i parë i kapitullit 23 që hapet sot.

7-Të anulohet ekzistenca e SPAK dhe të kufizohet hetimi i personave të koruptuar, vetëm për ata që janë në pushtet.

8-Të ndalohet SHBA që të ushtrojë presion mbi largimin nga Parlamenti të personave “non grata’.

9-Të ndalohet ndërhyrja e punëve të brendshëme në PD nga deputetët gjermanë të CDU që mbështesin grupin e Lul Bashës.

10-Të rikthehet Doris Pack në Parlamentin Evropian, me arsyetimin se nuk mund të dalë në pension para Sali Berishës.”

Muli bëri të ditur se pa plotësimin e këtyre kushteve, Partia Demokratike nuk e njeh çeljen e negociatave.

2 Komente

  1. K
    KASEM

    Po na u prish gjiza se nuk e njeh ti me Doktor mortjen.

    1. P
      Pejanja

      Partia Demokratike sikur te eshte e nguruar dhe e mahnitur me ashtu te quajturin kryetar te partis zoti Berishen, e edhe me keq ben zoti berisha duke vazhduar te meret me politik, ai e ka dhene kontributin e tij politik, si nuk e kupton qe jeta e tij politike ka mbaruar, ne vend se ta qetsoj popullin e te eshte me element pozitiv ai vazhdon ta perqaj popullin, shqiptaret kan hyr ne nje faz shum te rendesishme per te ardhmen e saj, perse kemi nevoj te jemi te fundit kur mund tia dalim ne mes te pareve, perse kemi nevoj te jemi tem per tallje, perse nuk ia dalim dot ta tejkalojm mentalitetin e fisit, perse te mos mendojm per te ardhmen e popullit e jo liderit te fisit, shum dhimbshem apo jo, besoj ne udhheqjen e tanishme te zoti Rames, ai shef ma larg e jo vetem horizontin ku i perendon dielli..

      Lini një Përgjigje