Muli përballet me revoltën e grave demokrate që nuk janë kandiduar 

28 Mars 2023, 20:24Antena TEMA

Pas publikimit të listës së Këshillit Bashkiak, Muli u përball me revoltën e grave demokrate që kishin mbetur jashtë listave të Këshillit.

Lelo dukej më i qetë në këtë histori.

-Po kush ka protestuar, tha Lelo? Ja Betin e vumë.

-Puna është që këto gratë demokrate nuk e quajnë Betin të tyren, tha Muli. 

-E kanë gabim, tha Lelo.

Ajo është urë lidhëse mes nesh dhe LSI. 

-Dhe zonja Karo është urë mes nesh dhe LSI, tha Muli.

Nga Klani e kemi marrë për këtë shkak.

Dhe ajo ka të drejt të ankohet, por shyqyr që nuk e kupton që është urë lidhëse se do na bënte namin.

-Këtu ke të drejtë, tha Lelo. Po tjetër kush?

-Po kemi së paku pesë ish- zëdhënëse të PD që bëjnë emisione televizive.

Nuk kemi vënë asnjë. Dhe ato janë bërë xheloze.

Kemi një ish- zëdhënëse që bën emision në TVSH, një tjetër anëtare të Këshillit Kombëtar tek lajmet në TVSH, një tjetër ish- zëdhënëse që bën emision tek Euronwes, një ish- zëdhënëse që bën emision tek Ora Neës, një tjetër ish- zëdhënëse që ka dhe TV.

Tani kanë të drejtë të thonë që si nuk u gjet një vend për ne.

Prandaj duhet ta zgjidhim këtë punë.

Të sajojmë diçka që t’i qetësojmë.

-Mendoj se duhet të përhapim tezën që Doktori po i ruan kuadrot e veta për zgjedhjet parlamentare.

Në këto zgjedhje menduam të harxhojmë kuadrot e Ilir Metës, që të mos i kemi nëpër këmbë më vonë.

Kjo dhe i qetëson, dhe na shpëton nga sherri dhe xhelozia për gratë e Ilir Metës.

-Ke të drejtë, tha Muli. Kështu po bëjmë.

Lini një Përgjigje