Muli përgatit ofensivën kundër Britanisë së Madhe 

23 Korrik 2022, 18:20Antena TEMA

Muli thrri dje në mbrëmje Lelon, për të nisur ofensivën kundër Britanisë së Madhe.

-Ai burri më ka porositur që secili anëtar Kryesie dhe deputet duhet të bëjë një deklaratë kundër Britanisë së Madhe,- tha Muli.

Disa e kanë bërë, po se kanë aq të fortë. Duhet t’ua ribëjmë.

-Dakord, tha Lelo, dhe i hyri punës. Më duhen vetëm emrat tha dhe të njoftohen që kanë folur.

-S’ka problem se i merr ai buri i falenderon, dhe e kuptojnë që kanë folur, tha Muli.

Pas pak Lelo dërgoi ekstraktet e para.

Enno me 2 n: 

“Zgjedhja është personale. Çdokush mund të besojë çfarë të dojë dhe të veprojë si të dojë.

Por fakti mbetet: kanë shpallur “non-grata” inteligjencën dhe dinjitetin tonë.

Të paktën të atyre që ende e kanë një të tillë”

 Strazimiri:

“Dy dëme Britanisë dhe dy ndere Shqipërisë, nga një ish-kryeministër i shkarkuar si i padenjë!

I përzënë fillimisht nga ministrat e tij, si një mashtrues i padenjë për të drejtuar, me qokat e fundit që bëri, Boris Johnson i shkaktoi qëllimisht vendit të tij dy dëme para se të zbrazte zyrën.

 Së pari, i la në preher një "grata" si Edi Rama, që jo vetëm furnizon Londrën me punëtorë "shtëpish bari" e kokaine, por edhe i nxit që të vazhdojnë duke u siguruar me ligj pastrimin e të ardhurave nga aktiviteti kriminal.

Pasojat e tij do të shihen kur "çunat e Londrës" do mbërrijnë në atë fazën ku mbërrijnë të gjitha organizatat kriminale:

* të vriten me njeri-tjetrin mu nën dhomën e gjumit të Mbretëreshës....

 Dëmi i dytë, është hapja e një beteje politike të humbur që pa nisur, me një misionar të lirisë e së vërtetës si Sali Berisha, jo me politikanin Sali Berisha.”

 Aldo Bumci:

“Më vjen keq që një vend që e respektojmë të arrijë në këto nivele.

Berisha dhe PD-ja kanë një bilanc kur kanë qene në qeveri.

Kleves Balliu:

"Nga Mbretëria e Bashkuar me Sorosin erdhi një lajm që tregon se sa e rëndë dhe falimentuese është gjendja e Edi Ramës. 

Formulimi i këtij lajmi është simbol i gënjeshtrës dhe mashtrimit politik. 

Sali Berisha nuk është person, ai është ide kombëtare e sociale. Sali Berisha është histori. 

Tallavaja politike sorosiane nuk ka patur kurrë dhe nuk ka as sot figura të tilla, ndaj ata nuk e kuptojnë se këta individë nuk shemben, por lartësohen nga goditje të tilla”.

-Kam bërë dhe një gati për ty, i tha Lelo.

E lashë për në fund, që ti vësh vulën:

“Ngado të vijnë fermanët, nuk do mund ta frenojnë sovranin në këtë rrugë për rikthim të demokracisë dhe rivendosje të pluralizmit në Shqipëri!

Revolucioni demokratik do shpëtojë Shqipërinë dhe shqiptarët”.

-Kjo imja qenka bombë, tha Muli. Do kënaqet ai burri.

1 Komente

  1. A
    Albi

    ???????????????????? zbriten keta nga Pema. Omg so funny

    Lini një Përgjigje