Muli përgatit pagëzimin  e Doktorit nga Urdhri Maltez 

27 Qershor 2022, 18:14Antena TEMA

Muli sot po fluturonte nga gëzimi.

Më në fund kishte mbërritur një letër nga një përfaqësi diplomatike në Tiranë.

“Urdhri Sovran i Maltës”, është një përfaqësi diplomatike me zyra në hotel Rogner, ku për një kohë drejtues i saj ka drejtuar dhe hotelin dhe ka pas respekt për Doktorin.

Sot ai i kishte dërguar një ftesë Doktorit që të merrte pjesë në një ceremoni në Kishë, për një pjesëtar të Urdhrit që kishte marrë detyra të larta në hierarkinë e Kishës.

Muli thirri menjëherë Lelon dhe ja tregoi.

-Kemi dhe Maltën me vete, i tha, për protestën e 7 korrikut.

-Të kishim Maltën ku ta gjenim, por ky s’ka lidhje me Maltën.

Është një urdhër, që e ka emrin Urdhëri Sovran i Maltës.

-Po ça është ky Urdhëri, ku ndryshon nga Malta?

-S’di si të ta them, i tha Lelo. Si të ta them më qartë, ky Urdhri është si zonja Kokpalari, që është trampiste,  kurse Malta është si SHBA.

-E kuptova, tha Muli. Po duhet bërë diçka.

-Po patjetër. Ja ta studioj pak të gjejmë ndonjë fabulë që ta zhvillojmë.

Pas gjysmë ore, Muli e thërret prapë Lelon për konsultime.

-E studiove, i tha?

-Po, i tha Lelo. Kam gjysmë ore që po e studioj ceremoninë e betimit të tyre, duke përfytyruar Doktorin që do të bëhet anëtar i tyre.

-Si është?

-Në fillim është e bukur.

Doktori do dalë para këtij Kapelanit, dhe ai do t’i ofrojë një herë shpatën në dorën e djathtë dhe ky do ta vendos në supin e majtë.

Pastaj do t’i dhurojë shpatën në dorën e majtë dhe ky do kryqëzojë duart dhe do ta mbështesë në supin e djathtë.

Pastaj i thotë mbaje kokën drejt dhe Doktori mban kokën drejt.

Deri këtu është shumë e bukur.

-Po pastaj?

-Pastaj ka një problem. Këta e paskan në protokoll, që pastaj Kapelani ja rras një shpullë të fortë njeriut që betohet dhe ai duhet ta durojë pa i nxjerr sytë xixa dhe pa bërë asnjë gjest.

Kjo na e vështirëson punën.

E para, si mund të qëllojë ai me shpullë Doktorin.

E dyta, ta zëmë se Doktori është dakord.

Po ku duron dot shpullë ai në këtë moshë.

-Kjo qenka problem, tha Muli. Duhet të lidhemi me ta.

Ata të bëjnë këtë pjesën e parë me Doktorin, pastaj ndërrojmë Tritanin me Doktorin dhe ata le t’ia fusin me shpullë Tritanit.

Tritani duron në raste të tilla.

-Dakord, tha Lelo, do pyes a mund të bëhet.

Nëse jo, atëherë ta anulojmë ceremoninë e betimit.

T’i mbajmë vetëm si aleatë”.

1 Komente

  1. D
    Do e bëjnë SYNET .

    Se mos e bëjnë SYNET , si atëhere në Arabinë Saudite !

    Lini një Përgjigje