Muli përgatit raportin mbi jehonën e marrëveshjes brenda Foltores

13 Mars 2024, 19:34Antena TEMA

Doktori i kërkoi Mulit sot një raport të hollësishëm mbi reagimet që ka në Grup Parlamentar, ndaj marrëveshjes me socialistët.

Muli thirri Lelon dhe së bashku filluan të vizatojnë grupet brenda tyre.

-Grupi i parë dhe më i rëndësishëm jemi unë dhe Gazi, që e mbrojmë marrëveshjen, pasi detyroi Edi Ramën të të njohë ty si kryetar.

Kemi mbështetje dhe nga Ina Zhupa, dhe kjo na jep shumë kurajë.

Pro nesh janë dhe mbështetësit e Gazit.

Grupi i dytë është i Salianjit.

Ata janë pakicë, por janë agresivë, pasi duan ta paraqesin marrëveshjen si dështim.

Besoj se Salianji e ka nga xhelozia pse ne bëmë pazar për të të njohur ty si kryetar e nuk bëmë pazar për gjyqin e tij.

Grupi i tretë janë deputetët radikalë, që nuk janë dakord me marrëveshjen, por nuk flasin se nuk duan të mërzitesh ti.

Siç e quan Lelo, këta janë radikalë me leje.

Në krye të këtyre është Paloka, dhe pastaj të tjerët që të qëndruan besnik në ditë të vështira.

Është dhe një grup i katërt jashtë grupit parlamentar, që perfaqësohet nga Murrizi.

Dhe ata janë radikalë, por ata e kanë nga inati që ua mori meritat Gazi.

Këto mendoj se janë grupimet kryesore brenda opozitës.

Sa i përket elektoratit, ata janë dakord me ty.

Nëse ti e mbron, dhe ata e mbrojnë.

Nëse ti e shan, dhe ata e shajnë.

Kështu që nuk kemi ndonjë rrezik prej tyre për humbje elektorati.

I vetmi rrezik që kemi është se çdo bëjmë tani në Kuvend, ngaqë nuk do bëjmë sherr.

Kjo mund të sjellë rrezikun që ata të na japin fjalën dhe kjo pastaj do bëjë dëme të mëdha në radhët e opozitës.

Lini një Përgjigje