Muli përgëzon Këshillin Kombëtar për besimin që i dha 

3 Qershor 2022, 19:24Antena TEMA

Ashtu siç pritej, Muli fitoi sot garën për sekretar të Përgjithshëm të Foltores.

Rivali i tij Ben Ristani, edhe pse është shquar për aftësinë e numërimit ë votive, këtë radhë nuk pati sukses.

Muli ja dedikon suksesin e tij Doktorit dhe përkushtimit të tij personal për Doktorin.

Në mesazhin falenderues, Muli shkruan:

“Të dashur miq!

Jam shumë i nderuar që ju sot respektuat thellësisht Doktorin dhe figurën e tij, duke më zgjedhur mua sekretar të Përgjithshëm.

Në gjithë karrierën time politike, ky post ka qenë ëndrra ime, edhe pse për shumë vite e kam pasur atë de facto.

Gjithmonë mendoja çfarë kishte ky Ridvan Bodja më shumë se unë në vite.

Dhe ja sot e shikoj më në fund ëndrrën realitet.

Mendoj se merita kryesore për këtë arritje i takon Doktorit.

Ai nuk është lëkundur kurrë para çdo shantazhi ndaj meje.

Edhe kur më kanë akuzuar për korrupsion, edhe kur më kanë akuzuar për lidhje me krimin, madje dhe kur më kanë akuzuar për budalla, ai vetëm lart e më lart më ka çuar, për t'ia plasur zemrën armiqve.

Dhe kjo mbetet padyshim merita kryesore në karrierën time.

Nga ana tjetër, mendoj se kam dhe unë meritat e mia.

Ndryshe nga besëprerët që vijnë e ikin, unë nuk e kam tradhtuar kurrë Doktorin dhe nuk kam për ta tradhtuar kurrë.

Këta që mendojnë se Doktorit i duhen emra të rinj dhe modernë, janë thjesht kopje të re të besëprerëve që po tentojnë të fusin këmbët në partinë tonë.

Nga ana tjetër është e rëndësishme të theksojmë se zgjedhja ime, konfirmon që udhëheqja qendrore e partisë sonë i përket Qarkut të Kukësit, me qendër Tropojë.

Doktori nga Tropoja dhe unë nga Kukësi, jemi qark fitues dhe ashtu siç e mundim Edi Ramën në Kukës do ta mundim në gjithë Shqipërinë.

Në fund desha të them se në fitoren time ka pa diskutim meritë dhe zonja Kokaplari, që shpartalloi te infiltruarit e Lul Bashës në Foltore, që kërkonin devijimin e votës.

Tani fati i Foltores është në duar të sigurta. Ju faleminderit.

Pa ju këtë nuk do ta arrinim kurrë”.

2 Komente

  1. S
    Spak

    Nuk "besoj" se kete e ka shkruar Muli! Nuk ka aq tru spiuni i Saliut dhe dashnori i Goros dhe spiuni i serbeve! Mero te lumte pena!

    1. S
      Spak

      Saliu me ne fund me beri te lumtur! Tregoi se nuk kisha gabuar ne vleresimin tim qe Saliu akoma eshte komunist i dores se pare! Muli dhe Kellici treguan se Saliu eshte si Enveri dhe keta jane Pali Miskat e tij!

      Lini një Përgjigje