Muli përpiqet të zbusë incidentin e Doktorit me Belon 

21 Qershor 2022, 20:18Antena TEMA

Pas zhurmës që u bë rreth incidentit të Doktorit me Belon gjatë një takimi të Doktorit mbasditen e djeshme, Muli ka bërë sot një sqarim për ta zbutur efektin e incidentit.

Ai thirri në takim zëdhënësin e ri të Doktorit, për t’i shpjeguar se si duhej paraqitur ky incident.

-Tani o zotëri, se ti je i ri në këtë parti, kjo gjë duhet sqaruar, se ai burri nuk është mirë të përflitet si njeri që merret me luftë klanesh.

-Kush është ai burri?

-Ai burri i them atij burrit unë. Një burrë kemi në PD.

-Ah dakord, e kuptova. E çfarë duhet të themi ne?

-Tani o zotëri, ti duhet t’u shpjegosh gazetarëve se ai ishte një incident teknik, jo politik.

Doktori nuk mund t’u japë dorën njerëzve të tij.

Ai është njeri i Doktorit.

Si do t’i jepte dorën atij!

Po ti jepte dorën atij, këta të portaleve do shkruanin “ai burri ka rrjedhur, i jep dorën Belos”.

Tani që nuk ja ka dhënë, shkruajnë “Ai burri nuk e do Belon”.

Duhet ta sqarosh këtë gjë.

-E sqaroj, por do një fabulë kjo, d.m.th nuk mund t’u imponohemi mediave t’u themi tani shkruani kështu.

D.m.th e kupton, duhet një fabulë…

-Sa lekë bën kjo fabula, ta blejmë?

-Jo jo, fabula nuk blihet, është si të them, duhet një skenar, një aksion, që ta përgënjeshtrojë këtë. 

-Po pse, çfarë do bëjë ai burri, do luajë film tani?

-Jo, desha të them se duhet të heqim dorë nga kjo shkolla e vjetër e përgënjeshtrimeve, duhet të krijojmë një imazh të ri bindës, s'di a më kupton.

Për shembull të hyjë Doktori në seli, të shikojë Belon në oborr e t’i thotë: Ku je Belo. Hajde pimë një kafe.

E rrjedhim ne tek portalet...dhe duket e vërtetë.

-Jo, ai burri nuk mund ta bëjë këtë. Bëje vetë.

S'mund të rrjedhë në portale gjithë ai burrë.

Bëji vetë këto, ndaj të kemi marrë.

Po të jetë për të buzëqeshur, kemi zonjën Karo.

Ik vazhdo punë tani.

3 Komente

  1. F
    FRPD 4 life

    Belo do i marre partine Mulit prandaj e ka frike ai. I gjithe grupi i te rinjve po pret me padurin te hedhe Berishen ne kosh. Gafat e tij me Belindin nuk jane rastesore. Ato sponsorizohen nga Zeni dhe nga Saliu vete. Me te rinjt e provoi edhe Basha dhe iku per lesh. Tani do e çlirojme partine edhe nga plaku Sali.

    1. A
      Armando

      Belindi, jo vetem qe e meriton, por po ben mire qe po i nxjerr dhembet Sali matufit dhe pales se tij. I lumte se jane djem te rinj dhe kane asporate dhe kapacitet per te zevendesuar keta qelbesira si Noka, Berishte etj. Edhe me te ashper ju rinia se e meritoni. Bjerini Kokpalareve Salive e Zenrave se na mbyten. As mos ia jep as ti doren ketij qelbesire se je shume shume me larte. Bravo qe edhe ti po i bie.

      1. D
        Drini

        Qe eshte kastile qe nuk ia jep doren, kjo kuptohet lehte! Frika ruan vreshtin thote populli dhe Saliu ja ka ndjere friken Belindit dhe rinise dhe prandaj nuk i la te bejne hap perpara. Edhe ju rinia me ne krye Belindin merrjani kalane nga brenda ketij matufi se edhe po e mbylli deren, futuni nga dritarja. Kastile Zeni e Saliu po jua bejne kete se nuk i lene pazaret qe kane qe ta lene partine ne doren tuaj. Ju jeni brez i paster dhe i zgjuar dhe jo si ky matufi qe cdo gje e ka arrit me doren qe i ka dhene Enverit. ik ore me gjithe Soros se shume mire ta ka bere. Belindi eshte djal i shkolluar dhe me lidhje te forta qe Saliu nuk i ka dhe ky e meriton ta marre partine. perpara rinia

        Lini një Përgjigje