Muli plan për të qetësuar Metaj pas votimit të ligjit 

21 Tetor 2022, 19:55Antena TEMA

Pas votimit të ligjit të për hapjen e dosjeve nga 25 deputetë të PD, Muli thirri Lelon të ndërtojnë një strategji se si të qetësojnë Metaj nga dyshimet se ky mund të jetë një komplot i Doktorit.

Lelo u sorollat pak të gjente ndonjë fabulë, por nuk po ndezte.

-E gjeta, tha më në fund!

-Hë, i tha Muli.

-U bë çfarë u bë, ne nuk e ndihmojmë dot më tani.

Plus ata kanë dhe 94 vota dhe ndryshojnë dhe Kushtetutën për këtë punë po të duan.

-E di, tha Muli. Kjo e ka mërzitur shumë Doktorin.

Ka që më 1992 që si ka më kurrë aq vota.

-Atëherë duhet të tregohemi fleksibël. Duhet të shmangim dëmin.

-Si ta bëjmë, tha Muli?

-Ti duhet të thërrasësh Metajn në një kafe dhe t’ia thuash me takt, tha Lelo.

Ka shumë rëndësi të mos jetë dhe Tit Vasili me vete, se mund të bëjë gjeste besnikërie ndaj tij, që mund të dëmtojnë bisedimet.

Fjala vjen të thotë, “vdekjen e pranojmë dhe këtë se pranojmë”, apo gjëra të tilla.

-Dakord, tha Muli. Po i them mos ta marrë.

-Po ashtu ka rëndësi që Gimi i Puros të mos jetë.

Se ai mund të dëmtojë bisdimet duke shpikur sikur do flasë me shoferin e tij në SHBA, të takojë atë hidraulikun që i ka rregulluar lavamanin atij kongresmenit e t’i thotë çdo bëjmë me Metajn.

-Dakord, tha Muli, po unë çfarë ti propozoj?

-Ti e ke të lehtë, tha Lelo.

Thuaj, “O vëlla. Kjo ndodhi tani, s’kemi cfarë të bëjmë.

Kaloja prapë partinë Monikës, siç është, e s’kanë çfarë të të bëjnë ty”.

Ligji nuk parashikon që ndëshkohen dhe gratë. Është personale.

Kështu që aleanca vazhdon dhe Monika e provon dhe një herë këtë partinë me emër të ri.

-Kjo qenka ide brilante, tha Muli. Ke shumë të drejtë. Vetëm kjo na shpëton.

1 Komente

  1. B
    Bimi

    Shiko Mero si ti e thua me humor po kjo ka per te ndodhur Mona do behet prape krietare.

    Lini një Përgjigje