Foltorja me emigrantët e Italisë ka krijuar një perceptim të keq tek mbështetësit e Doktorit në Itali. Shumë prej tyre e kanë marrë të mirëqenë faktin që Doktorit nuk i lejohet të shkojë as në Evropë ndaj i takon online.
Duke diskutuar me Lelon për këto çështje, Muli i kërkoi se si mund të krijonin një fabulë që ta hiqnin këtë dëshpërimin e emigrantëve.
Unë mendoj se dasma e Karminës është një rast i mirë tha Lelo. Ajo është nxituar që ka lajmëruar dasmën në Ndroq. Ndroqi nuk është vendi i keq, dhe ushqimi është i mirë, plus ka dhe orkestrën afër, por ajo nuk duhet të tërhiqej nga ideja për ta bërë dasmën në Como. Kjo do mbante lart moralin e emigrantëve tanë dhe do forconte frymën kundër Amerikës, pasi do ishte një karshillëk i qartë.
-Po tani e bëri ajo, ka ndarë ftesat.
-S'ka problem,- tha Lelo. Njerëzit bëjnë disa dasma. Një me shoqërinë, një me fisin, një të punës etj. Ajo mund të bëjë një dasmë me fisin këtu në Ndroq, se është dhe në standardin e tyre, pastaj dasmën me shoqërinë mund ta bëjë në Como.
-Po si i bëhet të shkojë Doktori?
-Atë e zgjidhim. Me sa kam lexuar unë, ka shumë shanse që dhe Mbretëresha Elisabet të ketë vdekur muaj më parë dhe ato pamjet me kryeministren ishin në hologram. Ashtu e bëjmë dhe Doktorin. Bëjmë një hologram nga dasma në Ndroq dhe pastaj e transmetojmë sikur ai është në dasmë në Como. Kontrollojmë shpërndarjen dhe njerëzit fitojnë shumë besim. Fakti që ai shkon në dasmë në Como u jep shumë zemër emigrantëve në Itali. Ajo do jetë arritja më e madhe në marrëdhëniet e PD me Evropën prej ikjes së Lul Bashës.
-Po e merr përsipër ti këtë?
-Patjetër tha Lelo. Pamje të Doktorit me zonjën Karo kemi aq shumë, sa zonjën Karo mund ta zëvendësojmë me Karminën dhe ngjajnë një familje.
-Epo më shpëtove,- tha Muli. Duhet nisur puna.
".... mund te beje nje dasme me fisin ketu ne Ndroq, se eshte dhe ne standardin e tyre..." iiii sa i hidheeetttttt!!!
Ndroqi eshte vendlindje Perandoresh: Andronikos III Palaiologos (Andrónikos Doúkās Ángelos Komnēnós Palaiológos; 25 mars 1297 – 15 qershor 1341) Ai ishte djali i Bardhylit IX Palaiologos dhe Rites nga Armenia. Andronikos, emrin e shkurtuar te te cilit e mban sot vendlindja e tij -Ndroqi, u shpall bashkëperandor në rininë e tij, para vitit 1313 dhe në prill 1321 u rebelua në kundërshtim me gjyshin e tij, Andronikos II Palaiologos. Ai u kurorëzua zyrtarisht bashkë-perandor në shkurt 1325, përpara se të dëbonte gjyshin e tij dhe të bëhej perandor i vetëm më 24 maj 1328. Sot historia do te marre hak: Gjyshi Sali Vuk Berishovic do te rrezoje nga froni dhe do ta deboje nga Shqiperia nipin e tij Edwin Kristaqovich!