Muli po mendon për të përhapur modelin Kokpalari në Evropë 

8 Qershor 2022, 18:20Antena TEMA

Pas suksesit që zonja Kokpalari ka pasur si përfaqësuese e SHBA në Foltore, dhe sidomos shmangies që i ka bërë izolimit të Doktorit nga qeveria amerikane, duke i mundësuar Doktorit takim me Kokpalarin, Muli vendosi që këtë model ta shtrijë dhe në Evropë.

Pas asaj që po bëjnë ambasadorët e BE në Tiranë, të cilët nuk e ftojnë më Doktorin në pritjet e tyre, Muli vendosi që për çdo vend europian, të caktojë nga një përfaqësues për Foltoren.

Për këtë, do hapë garë dhe do ta bëjë me zgjedhje të ndershme.

Këtë javë do ta fillojë nga Anglia.

Muli do hapi garën për të zgjedhur përfaqësuesin e Britanisë së Madhe në Foltore.

“Sapo ai të zgjidhet, do ketë gjithë atributet e ambasadorit të Britanisë së Madhe në Tiranë, por nuk do ketë punë me të tjerët, por vetëm me Foltoren.

Meqë Kukësi dhe Hasi dominojnë në Londër, pritet që edhe fituesi të jetë prej andej.

Ky model do vazhdojë pastaj me Francën, Holandën, Belgjikën, Italinë, Gjermaninë, Suedinë, Greqinë etj.

Në shumë nga këto vende, Foltroja ka përfaqësues të shquar dhe shumë kandidatë që mund të zëvendësojnë fare mirë raportet e shtetit përkatës me Doktorin.

E rëndësishme është që kur të vijnë në oborr të SHQUP, makina të ketë flamurin e vendit përkatës, siç e ka Kokpalari, që dhe kur poston foto me varkë, e ka flamurin amerikan.

Madje dhe në rrobat e banjës.

Duke krijuar gjithë këta përfaqësues europianë pranë Foltores, izolimi që Sorosi përpiqet t’i bëjë në Europë Doktorit, do dalë huq.

Po ashtu, përpjekjet e Lul Bashës dhe disa OJQ-ve të PD për ta izoluar Doktorin nga Partitë Popullore do dalin huq, pasi Doktori po siguroi mbështetjen e këtyre përfaqësuesve mund të dalë vet nga PPE.

Suksesi që pati Kokaplari në këtë drejtim në SHBA, ku zbuloi prej andej dhe një grup armiqësor brenda Foltores, është inkurajim që ky model të shtrihet dhe në çdo vend evropian.

Pas kësaj çahet përfundimisht izolimi i Doktorit dhe ne jemi fitues”.

1 Komente

  1. P
    Petrit Kokpalari Sekretari I Partise se Punes

    hahahah perpara nga fitorja ne fitorje

    Lini një Përgjigje