Muli po shqyrton seriozisht propozimin e Lubonjës për djegie para bashkisë 

14 Maj 2024, 20:45Antena TEMA

Propozimi i Lubonjës që disa figura të rëndësishme të opozitës duhet t’i vënë flakën vetes para Bashkisë që të tërheqin vëmendjen e publikut, i tërhoqi vëmendjen Mulit. 

-A mendon ti që jep rezultat kjo, pyeti Lelon? 

-Mendoj që jep, tha Lelo. 

-Po si ta bëjmë, tha Muli, se këtë nuk mund ta propozojnë ata që nuk do digjen, por duhet të dalin vullnetarë. 

-Po ky është problem i madh, tha Lelo.

Ne duhet t’i mbushim mendjen disave që të bëjnë sikur do digjen, por nuk do digjen, në fakt të digjen.

Që të duket dhe iniciativë personale dhe mos të na kapë ligji. 

-Po Lubonja tha që ata që u dogjën ishin murgjër.

Kujt i thonë murgjër? Kë mund të kemi murg ne? 

-Me këtë nënkuptohen njerëzit më të përkushtuar të opozitës që luftojnë për të në aspektin moral.

S’kemi ku gjemë nga këta. Na duhen figura të tjera. 

-Cilat figura? 

-Unë mendoj se duhen gjetur këta të lëkundurit, p.sh Bardhi, Gjekmarkaj, Tabaku, tipa si këta.

Se këta po i dogjëm tronditet opinioni publik dhe gëzohen demokratët e vendosur.  

-Duhet ta bëjmë të kundërtën, tha Muli, që të tronditen demokratët, por të gëzohet opinioni. 

-Atëherë vetëm ti, Albana dhe Doktori mund ta bëni këtë, tha Lelo.

Për ju mërziten demokratët, por gëzojnë gjithë shqiptarët po u dogjët. 

4 Komente

  1. K
    Kapterri

    Amin, o zot.Inshalla te digjen te gjithe.Digju Muli,qe te jape doreheqjen Veliaj,biles edhe Rama.Do te beheni heronj.Sa shume lot do derdhi mileti per ju.

    1. T
      Trapajane hesapi

      Nese Ka zoti,ua mbush mendjen te behen "vojokushas vetedjeges".

      1. e
        emigranti

        po budallenj jane e bejne sic e bene ne 94 , kur ska gjykata ju lumte

        1. N
          Nard Noka

          Nul Moka djeg gjithe Hasin dhe vete rri ne pishine..

          Lini një Përgjigje