Muli propozon dekorimin e Mond Spahos më 3 Mars 

16 Shkurt 2023, 20:17Antena TEMA

Pas rekordit të thyer sot në Kuvend nga Mond Spaho, i cili nuk e hoqi bilbilin nga goja për gati 6 orë, Muli po mendonte një mënyrë për ta nderuar Mondin me rastin e protestës së 3 marsit.

Lelo, i cili ka aftësinë të sajojë ndonjë fabulë për median, me këtë rast ishte dakord në parim.

-Duhet të bëjmë bilbilin simbol të protestës, tha Lelo.

D.m.th të prodhojmë disa tullumbace në formë bilbili dhe njerëzit t’i mbajnë në duar dhe t’i lëshojnë në qiell.

Në disa prej tyre të stampojnë dhe portretin e Mondit si kampion bilbili. 

-Mund të mërzitet Doktori, tha Muli, po stampuan fytyrën e Mondit. 

-Po fytyrën e Doktorit nuk e stampojmë dot, tha Lelo, se në shumë raste tullumbacet shfryhen dhe hidhen rrugëve.

Nuk mund të lejojmë që fytyrën e Doktorit ta shkelin me këmbë.

Mondi nuk thotë gjë.

-Dakord, por dhe stampimi na hap probleme.

Nuk ka rëndësi, bëjmë tullumbace që mbajnë një parrullë “Mondi kryebilbil”.

-Dakord, tha Lelo, dhe ashtu e bëjmë.

Ideja është që bilbili të jetë simbol i protestës dhe t’ua shpjegojmë njerëzve, se duke i fryrë bilbilit, tregojmë që i kemi mushkëritë e forta dhe nuk na mposht dot qeveria as me covid, as me uri, as me dhunë. 

-Kjo është fantastike, tha Muli.

Atëherë të mendojmë diçka për 3 marsin, tha Muli.

-Do bëjmë një lidhje, tha Lelo, mes popullit të 2 marsit të Ilir Metës dhe popullit të 3 marsit të Doktorit.

Po të mbledhim popullin e 2 marsit me popullin e 3 marsit, atëherë del populli i 14 majit që është shumicë.

-Kjo qenka pak problem, tha Muli, se populli i 2 marsit ishte i joni dhe jam dhamë hua Metës.

Tani që kanë ik dhe këta besëprerët, do na dalë më i vogël populli i 3 marsit se i 2 marsit.

-S’ka problem se e mbulojnë tullumbacet me bilbila, tha Lelo.

5 Komente

  1. M
    Melamini Beratit

    domethen me 3 mars kemi mitingun e bibilenjve... apo te bibilusheve.. si thuhet kjo ereee?

    1. M
      Murat Çelepiasi

      Spahiçit ti jepet dekorata “KARLOQ NDERI”.

    2. B
      Besniki

      Mero,Muli i thote bylbyl, jo bilbil.

      1. I
        ILIR MUTAJ

        6 ore pa pushim e mbaka ne goje Spaho, ja kaloka edhe Mones.

        1. S
          Sula

          Opozita po ndikon ne krijimin e vendeve te reja pune. Prane kuvendit pashe nje shites ambulant qe tregetonte bilbile te modeleve te ndryshme. Se shpejti do te tregetonte dhe burie e vuvuzela nga ato te stadiumeve.

          Lini një Përgjigje