Muli propozon një protestë për kontrollin në shtëpinë e Trumpit 

13 Gusht 2022, 16:13Antena TEMA

Java që vjen duket se nuk ka ndonjë motiv për protestë, ndaj Muli vendosi të diskutojë idenë e një proteste kundër kontrollit të shtëpisë së presidentit Trump.

Lelo ne fillim ishte skeptik për këtë gjë, por këmbëngulja e Mulit e bëri ta mendojë seriozisht.

-Qëllimi është ta përdorim për situatën këtu, tha Lelo.

Na duhet një fabulë e besueshme. 

-Duhet ta bëjmë patjetër, tha Muli. Është precedent i keq.

Duke e bërë ne këtë protestë ndihmojmë në afrimin me Ilir Metën.

Doktorit nuk kanë çfarë t’i bëjnë më shumë se kaq, se e kanë nxjerr “non grata”.

Atëherë PD proteston për kontrollin ndaj shtëpisë së një ish- presidenti dhe kjo do t’i pëlqejë Metës dhe mund të zbutet pak konflikti.

-Kjo bën sens, tha Lelo.

Vetëm se Trumpi po kontrollohet se ka marrë me vete dosjet sekrete të Shtëpisë së Bardhë.

Meta as dosjen e dekoratave nuk merr dot, se nuk di kë ka dekoruar.

-E po këtu është problem, tha Muli.

Ata bëjnë sikur e kontrollojnë për dokumente dhe duan të gjejnë ndonjë lekë apo gjë tjetër, fshehur në shtëpi.

Ndaj duhet të protestojmë.

Pastaj këtë gjë mund ta bëjnë dhe për Doktorin, se ka qenë kryeministër.

Hapet rruga e keqe shumë.

-Në këtë këndvështrim atëherë ne duhet ët protestojmë kundër bastisjes së shtëpisë së Trumpit, inspiruar nga Soros.

Vetëm kështu e lidhim me Shqipërinë.

Mund të ftojmë Gimin e Puros që ka qenë ambasador në Nju Jork dhe të shpjegojë se Sorosi, që ka urdhëruar këtë gjë kundër Trumpit, me siguri që do ta aplikojë dhe kundër Berishës dhe Metës. Kjo e bën të besueshme.

-Shumë mire, tha Muli. T’ia nisim punës.

E lëmë për të mërkurë protestën. E hap Altin Goxhaj, meqë është punë e Sorosit, dhe pastaj vazhdon lista.

-Vetëm kujdes, tha Lelo. Se Meta mund ta marrë dhe si presion mbi të.

Nuk i dihet çfarë i thotë mendja atë ditë.

Duhet t'ia shpengojmë me kujdes që e kemi pro tij.

Lini një Përgjigje