Pas zhurmës që bëri letra publike e kryeredaktorit zeni.net, dhe përplasja e tij me pronarët në ilegalitet të Zenit, Muli thirri me urgjencë Lelon se si mund ta mbyllin këtë skandal në publik.
-Ka vetëm një rrugëzgjidhje tha Lelo. Këto OJQ që i kemi tonat, që flasin për lirinë e shtypit, të bëjnë një reagim të fortë dhe të akuzojnë Lali Erin si njeriu që ka krijuar këtë skandal.
-Po ma bë një deklaratë gati ta konsultojmë dhe me Doktorin si pronar i madh, tha Muli.
Pas pak Lelo i dorëzoi këtë deklaratë.
Organizatat ndërkombëtare të gazetarëve janë të shqetësuara nga përkeqësimi i lirisë së shtypit në Shqipëri. Pas sms kërcënuese të Lali Erit ndaj gazetarëve të BIRN dhe kërcënimit të stafit të kandidatit të PS në Rrogozhinë ndaj gazetarëve të zeni.net, tani shfaqet sërish një problem me lirinë e shtypit po me këta gazetarë shkaktuar nga Lali Eri. Sipas të dhënave që ka siguruar BIRN, zeni,net, dhe gjithë shoqatat e gazetarëve në vend, që përfaqësohen nga një njeri, Lali Eri ka infiltruar brenda zeni.net një gazetar si agjent të fshehur duke e ndihmuar që ai të shkonte deri në krye të portalit zeni.net.
Në këtë moment, pas incidentit të Rrogozhinës, Lali Eri i dha urdhër të hidhej në sulm dhe ai ka sajuar sikur ka ndodhur një ngjarje më 29 Maj në zyrën e shefit të zeni.net. E vërteta është se ai nuk ka guxuar të shkelë më në punë prej asaj dite, ndaj e zgjodhi atë ditën për shantazh. Pas kësaj zeni.net e ka shkarkuar duke krijuar pasiguri të mëtejshme për jetën e tij financiare dhe fizike, për shkak të Lali Erit.
Po të mos ishte Lali Eri, ai nuk do shkarkohej dhe nuk do krijohej asnjë incident nga ato që përfliten.
Për këtë arsye organizatat dënojnë njëzëri diversionin e Lali Erit në këtë histori dhe sidomos faktin që ai kërkon që përgjegjësinë për shkarkimin e kryeredaktorit tia kaloj pronarit të madh të zeni.net, Doktorit, i cili duhet të zgjedhë tani mes një gazetari të larguar dhe atij që i mban lekët e djalit.
Ky sulm i ulët i Lali Erit, pason diversionin e tij ndaj Doktorit me fotot e tij të manipuluara në Iran si dhe sulmin ndaj gazetarëve të zeni.net në Rrogozhinë. Shpresojmë që nesër zoti Ricardo Gutierez,, sapo të dalë në zyrë të bëjë një deklaratë të re të fortë kundër Lali Erit.
z. Lalo Lelo! Je njish në profesjonin tënd.S’të avitet rob zoti në aftësitë e tua fanastike shpifarake funksjonale. Doktori kur t’a lexojë do thotë me solemnitet: “ Ky është profisionist absolutisht i besushëm.”
Ore, po ky Lela ka bere doktorashuren per Berishen. E ka mbrojtur tek shurtorja e Naimit. Udheheqes thone ka pas Qiviçin. Si e akuzoni per shpifes. Ai thote gjithmone te verteten.