Muli propozon që kandidatët humbës në Tiranë t'i delegojnë në rrethe 

20 Nëntor 2022, 18:39Antena TEMA

 Meqë Tirana i ka plotësuar 7 kandidatë për primare ndërsa në rrethet e tjera, nuk del asnjë ose vetëm ndonjë i emëruar nga Muli, sot i propozoi Lelos të shikonin mundësinë që këta 6 të tjerët që do të s'kualifikohen, të shkojnë mundësisht në rrethe të tjera. 
-Pak a shumë ti thua ta bëjmë si këto ndeshjet kualifikuese për Champions Lige. Ata që s'kualifikohen vazhdojnë për Kupën e EUFA. 
-Pak a shumë ashtu tha Muli. 
-Atëherë mirë është të bëjmë një plan. Sipas gjasave ky Belo e merr Tiranën. Atëherë Alimehmetin mendoj ta çojmë në Krujë dhe të garojë aty. 
-Shumë mirë të ka shku në mendje tha Muli. 
-Këtë Dedën a bën ta çojmë në Shkodër? 
-Jo se aty s'ka garë. Por e çojmë në Pukë se një qark janë. 
-Dakord tha Lelo. Këtë gruan po e çojmë në Memaliaj, se andej është më duket. Dhe e forcojmë garën aty se do jetë kandidati i LSI. 
-Po këtë Bogdanin, ku ta çojmë tha Lelo? 
-Bogdanët e kanë origjinën nga Librazhdi. Aty ta çojmë. Ndoshta dhe fiton aty. 
-Shumë mirë. Po këtë Adriana Kalanë? 
-Kjo bën për Elbasan. Se vetëm aty nuk bën dëm po e hodhi në erë. 
-Po këtë aktivistin e Dhjetorit ku ta çojmë ,tha Lelo. 
-Jo atë se çojmë gjëkundi, se nuk na bindet. Plus na duhet ta kemi këtu për protesta se nuk i dihet. 
-Atëherë në rregull jemi,- tha Lelo. I vetmi problem është se na fitojnë aty ku shkojnë dhe na hodhën në erë. 

1 Komente

  1. G
    Gjergji

    Shume mire e ka Muli. Psh dr Alimehmutin do ishte i denje per ne Elbasan, ta zgafllonin mire.

    Lini një Përgjigje