Muli propozon që votëbesimi I Doktorit të bëhet më 11 Dhjetor 

4 Qershor 2023, 20:41Antena TEMA

  Në kulmin e debateve se çfarë duhet të bëjnë me Doktorin pas humbjes në zgjedhje, Muli po shqyrton një datë se kur të mblidhen të votojnë prap për Doktorin. 
-E kam menduar gjatë i tha Lelos dhe 11 Dhjetori më duket data më e përshtatshme. 
-Po pse aq larg tha Lelo. 
-E para është datë historike. Është formuar dy herë PD më 11 Dhjetor. Njëherë më 1990 dhe një herë tjetër më 11 Dhjetor 2021. Hera e tretë duhet të jetë më 11 Dhjetor 2023. E treta e vërteta. Është si Nëntori i tretë. I pari, i Skënderbeut i dyti i Ismail Qemalit, i treti I Enver Hoxhës. Ai nuk iku më sa vdiq. 
-Po sikur ta lërë dhe Luli më 11, tha Lelo. 
-Jo. Ai besoj do ta lërë përsëri më 18 Dhjetor, një javë më vonë për të na bërë karshillëk, por s'kemi punë me të. 
-Duhet të flasim me Doktorin tha Lelo, se mos e ka ters atë datë. 
-Flas unë, tha Muli. Ja mbush mendjen. Deri atëherë qetësohen gjakrat dhe kemi harruar që kemi humbur. Plus do kemi suksese deri atëherë. Do ripërtërihen degët, do ketë garë do ketë emocione kush e do më shumë Doktorin etj. Vetëm ashtu bëhet . 
-Dakord tha Lelo. Po vulën dhe firmën e datës 11 e kanë këta të Lulit. Sikur ta bëjmë më 18 meqë ata të 18 morën vulën? 
-Në asnjë mënyrë tha Muli. Ne nuk na duhet firma dhe vula se pastaj po i morëm ato demokratët kërkojnë fitore. Ne na duhet të na marrin firmën dhe vulën, që të themi na morën fitoren. Ndaj na duhet 11. 
 
 

Lini një Përgjigje