Pas zhvillimeve të fundit dramatike në FBI, Muli i propozoi sot Lelos që ai të nisej në një vizite zyrtare në SHBA dhe të vizitonte selinë e FBI.
Aty të dorëzonte një letër të Doktorit për kreun e FBI, ku të rrëfehej për çfarë ka ndodhur në Shqipëri me tradhtarin amerikan të FBI.
Në letër thuhej:
“I nderuar zotëri!
Po të shkruaj nga Shqipëria.
Jam Sali Berisha, që jam dizajnuar si “non grata” bashkë me fëmijët dhe gruan për minim të demokracisë, korrupsion madhor dhe shantazh ndaj drejtësisë.
Kisha një brengë të madhe kaq kohë, se kush ma ka bërë. Kë nuk kam akuzuar.
Në fillim ambasadorin Lu, pastaj ambasadoren Yuri Kim, pastaj miliarderin Soros e tj.
Por në në fund më duket se kam rënë në gjurmë.
Të gjitha mi ka bërë ky ish- oficeri i FBI që ka tradhtuar Amerikën.
Tani jam shumë i qetë. Ky ka qenë spiun i rusëve dhe i blerë nga rusët.
Kështu që për të dëmtuar influencën amerikane në Shqipëri, si vend anti-Rus, ai më shpalli mua “non grata” me qëllim që në Shqipëri të ngjallej anti-amerikanizmi dhe të fitonte terren Rusia.
Dhe ja ka arritur zoti drejtor.
Qyshkurse më ka shpallur mua “non grata”, anti-amerikanizmi në vend është rritur deri në 40 për qind.
E gjithë kjo është një vepër në shërbim të Rusisë, shkaktuar nga ky tradhtar.
Shpresoj të më mirëkuptojnë ambasadorët Donald Lu, Yuri Kim dhe zoti Soros për akuzat e nxituara ndaj tyre. Gjtihë të këqijat Amerikës dhe mua më kanë ardhur nga ky njeri.
Dhe arsyeja është se ky ka mik një tropojan.
Kam që nga viti 1990 që gjithë të këqijat më vijnë nga tropojanët.
Në fillim nga Azemi, i cili u vra më 1998, pastaj nga disa tropojanë të tjerë, të cilët po ashtu i vrava, dhe tani në fund nga një tropojan që e kisha harruar.
Lutem shumë rishikoni punën time.
Që tropojanët të ngatërronin Shqipërinë e dija, por të ngatërronin një botë tërë si në këtë rast, s’më kishte shkuar mendja.
I juaji, Sali Berisha!”
Lini një Përgjigje