Deputeti Spaho pati një debat në Parlament me një ministër socialist, i cili e akuzoi se ka qenë spiun.
Deklarata ishte e rëndë dhe Mond Spaho se mbajti dot turpin.
Shkoi kërkoi certifikatën tek Autoriteti i Dosjeve dhe e botoi që ishte i pastër.
Pas kësaj, Muli thirri Lelon të konsultohej për këtë dëm që u bëri Mondi.
-Na ka prishur shumë punë, tha.
Duket sikur i bën karshillëk Metës.
Kjo duket sikur grupi jonë parlamentar e ka pasur hipokrizi qëndrimin në Kuvend pro Metës, derisa një deputet i joni bën një gjest që vë në siklet Metën.
-E pashë, tha Lelo. Situatë delikate është.
Por ai ka pasur presion nga shoqëria.
-Presion kemi të gjithë, po e mbajmë, tha Muli.
Ne mbajtëm qëndrim si grup që këtij Autoritetit të Dosjeve nuk do t’i kërkojmë certifikatë të re. Kaq.
Ky ka thyer qëndrimin e grupit.
-E drejtë, tha Lelo. Madje kjo duket sikur ai është anëtar i grupit Alibasha dhe jo i grupit tonë.
-Po pra, tha Muli. Duhet ta zgjidhim.
Të prodhojmë një fabulë, sikur Mondi e ka bërë këtë për të provokuar Autoritetin e Dosjeve që ta nxirrte spiun dhe t’i bashkohej Ilir Metës në kauzën e tij.
Por Autoriteti i Dosjeve nuk ka rënë në ketë kurth.
-Dhe kjo ka probeme, tha Lelo, se duket sikur Autoriteti i Dosjeve tregon të vërtetën.
Prapë i prish punë Metës.
Se ne Autoriteti i Dosjeve na duhet gënjeshtar.
Në këtë rast i bie që Mondi është spiun.
-Po, ke të drejtë, tha Muli.
Po si ta sajojmë që ky e kishte pro Metës këtë lëvizje.
-Ka vetëm një mënyrë, të thotë që unë kam qenë bashkëpunëtor, por Autoriteti i Dosjeve më nxorri të pastër për të më futur në sherr me Metën.
-Të ishte për Doktorin, dhe e bënte.
Por për Mondin frikë kam, tha Muli.
Lini një Përgjigje