Muli rekomandon parrullën: “Riktheni hekurin e Ilir Metës. Aty ku ishte, ashtu siç ishte” 

10 Prill 2024, 19:54Antena TEMA

Sot u njoftua se Bashkia ka hequr hekurin ku hipte Ilir Meta.

Korniza e hekurt, kishte qenë më parë një parullë e kohës së komunizmit afër lapidarit tek kodra e Picallës, mbi Tiranë.

Pasi e pikasi Meta dhe e panë që ai hipi, ata vendosën ta lyejnë se mos kalonte dikush dhe gërvishtej e infektohej nga ndryshku.

Por kur panë se Ilir Metës i pëlqeu dhe u fiksua, vendosën ta heqin.

-Ky Erion Veliaj është provokator, i tha Lelos.

Duhet ta detyrojmë të kthejë hekurin patjetër.

-Po pse ta bëjmë kaq të madhe, tha Lelo?

-Duhet ta bëjmë patjetër.

Nëse ai nuk gjen hekurin ku hipën, do gjejë ndonjë gjë tjetër, ndonjë gardh fshatari aty afër, e do bjerë nga gardhi e do t’i ngulet ndonjë hu nga pas, e pastaj koston e bythës së tij do ta paguajmë ne si opozitë.

-Nuk besoj që hipën në gardhe, tha Lelo, se ai e di që fshatarëve po u preke gardhin vritesh.

-Po më keq akoma, hipën në ndonjë pemë të lartë e na bie që andej.

Duhet të kthejmë hekurin patjetër, se ai 2 metra i lartë ishte.

Dhe po të bjerë se gjën gjë.

-Po si ta detyrojmë, i tha Lelo?

-Të enjten në protestë parulla kryesore të jetë, “Riktheni hekurin e Ilir Metës. Aty ku ishte, ashtu siç ishte”

Kjo duhet të jetë parullë kryesore.

Duhet ta detyrojmë të kthejë hekurin tek vendi.

Kjo do jetë shenja e parë e dorëzimit të tij para protestave.

1 Komente

  1. l
    liu

    Jo vetem ta rikthejne por ta lyejne me ngjyre floriri.

    Lini një Përgjigje