Muli respekton Antenën dhe tregon si i vodhi votat Doktorit 

23 Maj 2022, 18:38Antena TEMA

Për herë të parë Muli ka bërë sot një gjest mirënjohje ndaj rubrikës që e ka bërë të famshëm, duke realizuar parashikimin që ka bërë rubrika “Antena” që Doktori do të dalë rreth 92 për qind.

Për këtë i është dashur të bëjë dhe sakrificat e tij.

Sakrifica më e madhe ishte se duhet t’i vidhte për herë të parë në jëtë votat Doktorit.

Ai kishte marrë 99, 99 për qind të votave.

Pasi foli me të, u ra dakord që Doktorit t’i hiqeshin 7 për qind e votave.

Problem ishte Ibseni, se ai ruante se mos preknin votat.

Kur njerëzit e Mulit filluan të prekin kutitë e votimit, komisionerët e Ibsenit reaguan.

Por taktika e Mulit pati sukses.

-Duam t’i shtojmë ca vota Ibsenit, i thoshin komisionerët.

Ne jemi me Ibsenin, por s’kena çka me i ba Doktorit.

Ata u zbutën. Dhe kështu kuti pas kutie, Doktorit ju hoqën 7 për qind e votave, që në fund rezultati të shkonte 92 për qind.

Kjo ishte një natë shumë e rëndë për Mulin.

Edhe pse arriti ta çojë rezultatin nga 99 përqind, në 92 përqind, ndjente një siklet.

Rreth orës katër të mëngjesit, kur u shtri për të fjetur, gjumi nuk e zinte.

Sapo mbyllte sytë, i shfaqej Doktori që i thoshte:

-Muli, ky ishte një provokim.

E dija që ti do ma ngulje thikën pas shpine dhe ja ku e bëre. 

I dilte gjumi i trembur dhe gëzohej që ishte në ëndërr.

Mori në telefon Ed Palokën.

-Si e shtyve atë natë që vodhe votat për Lulin, i tha?

-Thumë mirë e shtyva, tha Paloka.

-Mua s’më zë gjumi se mora ca vota nga Doktori dhe ja shtova Ibsenit, i tha Muli.

-Epo th’ke faj, i tha Paloka.

Me Doktorin se kam provuar as unë ndonjëherë, qoftë dhe si lojë.

Nuk ke faj që s’të zë gjumi.

Mund të vijë ndonjë ditë e të të thotë ke prekur votën e lirë.

Lini një Përgjigje