Pas dështimit të bisedimeve për t’u bashkuar rreth Doktorit në Tiranë, Muli i propozoi Lelos planin e ri të ribashkimit të PD nga baza.
-Plani duhet të jetë i qartë, tha Muli.
Ti do prodhosh çdo ditë nga një lajm, që dhe një drejtues i PD ju bashkua Doktorit.
Ai mund të jetë drejtues seksioni, drejtues grup seksioni, apo dhe anëtar i thjeshtë, nuk ka rëndësi.
Rëndësi ka që të prodhohet lajmi.
-Po kam frikë se do na bëhet si kjo punë e Alizoti,t që është bashkuar tre herë deri tani me Doktorin, tha Lelo.
-Epo mire, se njëherë është bashkuar si Tomor, një herë si Ali, e një herë si Zoti.
I ka tre emra ai, s’ka problem, tha Muli.
Rëndësi ka të kemi çdo ditë nga një lajm.
Pastaj i mbledhim dhe duken shumë.
Në fund bëjmë një lajm të përbashkët, fjala vjen 25 drejtues të PD i bashkohen Doktorit.
Le t’i kemi përmendur një nga një, s’ka problem.
-E kuptova, tha Lelo. D.m.th. me këta deputetët të mos merremi më.
-Po këta nuk meren vesh, tha Muli.
Dhe Grida me Salianjin që na premtuan se do bashkohen, janë me kushte.
Salianji thotë pa mbaruar gjyqi nuk vij, se duhet të më japë prova Doktori që më mbron.
Grida thotë do iki fare të punoj në televizion se jam bërë shumë popullore me emisionin “Pika G”.
Dhe këta i kemi numëruar dy herë që kanë ardhur dhe akoma nuk kanë ardhur.
-E kuptova, tha Lelo. Po i hyj punës qytet më qytet çdo ditë të kemi nga një anëtar që kalon me ne.
Lejohet dhe simpatizantë, se tani kanë të drejtë vote.
-Nuk ka rëndësi, tha Muli. Lajmi ka rëndësi.
Emrat si njeh njeri. Rëndësi ka të bëjmë nga një lajm përditë.
Me këtë ritëm do kemi 365 drejtues të PD brenda vitit me Doktorin, nga 61 që kemi gjithsej.
Pra do ta realizojmë normën 600 për qind.
Lini një Përgjigje