Pas takimit të Doktorit me disa mësues të PD, Muli vendosi t’i tregojë Lelos disa detaje nga takimi, që t’i përdorë në media.
-Ishte një takim shumë i bukur, tha Muli. Pati debate konkrete.
Doktori foli me shifra se sa shumë universitete ka pas hapur ai gjatë pushtetit të PD dhe se si PS dhe Edi Rama kanë ulur me 70 për qind numrin e universiteteve.
Madje ne kemi pas universitete dhe në qytete të vogla, si Kukësi, Përmeti apo Fieri e Dibra, kurse ky i ka mbyllur të gjithë.
Për të mos folur pastaj për universitete kombëtare si “Kristali”, “UFO” apo “Vitrina”.
-Si reagonin mësuesit për këtë ulje të numrit të univeristeteve, tha Lelo?
-Reagonin shumë keq.
-Po të mos ishin ato universitete, as ne nuk do ishim mësues, thanë disa prej tyre.
Ai ka zhdukur origjinën tonë, identitetin tonë.
Ne tani jemi njerëz që nuk na dihet as godina e universitetit, falë një qeverie që e urren arsimin.
-Kjo qenka e bukur, tha Lelo.
Ai po zhduk historinë më të lavdishme të arsimit shqiptar.
-E vërtetë, tha Muli. Ishin kohë të arta.
Unë merresha me zgjedhjet.
Ligji e do që komisionerët të jenë me shkollë të lartë.
Unë se kisha problem fare.
Bëja listat me ata që duheshin komisionerë, njerëz të fortë dhe besnikë dhe pastaj i pyesja: A keni shkollë të lartë?
Ata që nuk kishin më jepnin emrat dhe u merrja diploma tek “UFO” apo “Kristali”. Dhe ishim në rregull.
Eja bë zgjedhje tani. Duhet t’i gjesh njëherë me diploma, pastaj t’i seleksionosh.
-Kjo qenka e rëndë, tha Lelo.
D.m.th ai paska pas synim dhe dështimin e opozitës në zgjedhjet, ndaj i ka mbyllur këto universitete.
-Patjetër që e ka bërë për politikë.
Ka dash të na lërë pa komisionerë dhe pa kuadro pastaj.
Por ne do t’i rikthejmë, tha Muli.
Mësuesit u gëzuan shumë.
Lini një Përgjigje