Lajmet se në mbledhjen e fundit të PD, disa kryetarë degësh janë fjalosur me disa deputetë që nuk janë dakord me hapjen e garës për kryetar PD, e shqetësuan Mulin.
Lelo dukej i qetë, madje i gëzuar që ata deputetë tani do shkojnë tek Doktori.
-E shikoj si zhvillim pozitiv, tha, nëse ata vijnë tek ne.
-E ke gabim, tha Muli.
Pozitive do të jetë të mos vijnë tek ne, se po erdhën tek ne, do sjellin sherrin tek ne.
Jemi rehat deri tani, s’kemi asnjë grup armiqësor prej një viti.
-Po është shumë e rëndësishme ta dobësojmë Lulin, tha Lelo.
-Mendoj që nuk na intereson shumë forca e Lulit, tha Muli.
Ai na duhet armik.
Ajo që na prish punë është nëse këta të Lulit vijnë tek ne dhe fillojnë sherret.
Do thonë të iki dhe Doktori se nuk pranuam Lulin, nuk duam as Doktorin.
-Nuk më kishte shkuar mendja këtu, tha Lelo.
Jam i ri në PD, nuk i njoh këto gjëra.
-Kjo është e rrezikshme, tha Muli. Nuk duhet lejuar.
Ata tani e bënë zgjedhjen e tyre, të ikin në shtëpi.
Tek ne s’kanë punë. Po erdhën aty, do kërkojnë të gjithë poste.
Do fillojnë sherret nga e para.
Do na mërzitet heronjtë e 8 janarit, si i pranuat tradhtart.
Pra do kemi vetëm sherre.
-Ke të drejtë, tha Lelo.
Kam frikë se mos na krijojnë ndonjë parti të re.
Në vitet tridhjetë në Elbasan, u krijua një parti që quhej “As me Pashën, as me Beun”.
Ishin disa intelektualë të Elbasanit që nuk donin as Aqif Pashën, as Biçakun që kishte titullin Bej.
Dhe këta mund të bëjnë një parti me emrin, “As me Salën, as me Lulin”.
-Le ta bëjnë atë. Vetëm këtu mos të vijnë, tha Muli, se këtu s’kam më vende. Janë zënë vendet.
Lini një Përgjigje