Pas aktit të fundit të Ilir Metës, që i hapi rrugë zgjedhjes së Bajram Begaj në krye të vendit si President, Muli shpërndau një udhëzim për Foltoren lidhur me qëndrimet e fundit të Ilir Metës.
Të dashur miq
Ilir Meta sot ju bashkua kateve të “besëprerit” Lulzim Basha, duke i ngulur një thikë pas shpine “Foltores” dhe Doktorit.
Akti i tij i nënshkrimit të dorëheqjes së Shefit të Shtabit të Përgjithshëm online, është një shkelje e rëndë e Kushtetutës, që duhet ndëshkuar.
Por mendoj që shkelja më e madhe është shkelja e besës që i ka dhënë Doktorit dhe që i është betuar se në të mirë dhe të keq do jenë bashkë.
Kjo na ngjall dyshime se kursi i tij i ardhshëm mund të jetë i dyshimtë. Ai po përpiqet njësoj si besëpreri Lulzim Basha të distancohet nga Doktori duke na lënë të vetëm përballë juntës ushtarake që është vendosur sot.
Merreni me mend që ne kemi qeverisur duke pasur Kryeministrin mjek dhe presidentin kapter ushtrie, kurse Edi Rama ka presidentin edhe mjek edhe gjeneral. Shto dhe vetë si diktator dhe Shqipërinë e mori lumi.
Ndaj duhet të jemi vigjilent dhe të shikojmë veprimet e mëpasshme të tij. Nëse ai do të vazhdojë të thellojë kursin e tij si “besëprerë” duhet t'i japim përgjigjen që meriton duke e konsideruar njësoj armik të rrezikshëm sa Lul Basha, Belindi dhe të tjerë.
Lere more Mul gomarin. Bravo i qofte Metes qe nuk krikoi ngerçin qe e urdheroi berisha.