I dëshpëruar që organizatorët e protestës po sulmojnë anëtarët e Forumit Rinor të PD-së, Muli po diskutonte sot me Lelon një metodë të re të infiltrimit në protestë.
– Kam një propozim serioz – i tha Lelo.
– Duhet të punojmë më shumë me rrjetet sociale. Në emër të grupit organizator të protestës duhet të shpërndajmë qindra njoftime me emër dhe foto të njerëzve të PD-së që të ndalohen të marrin pjesë në protestë. Mos të themi që janë të PD-së, por të thuhet “këta nuk duhen lejuar se na vjedhin protestën”. Këto duhet t’i shpërndajmë vetëm tek PD dhe anëtarët e saj që të nxisim revoltë.
– Po sikur të mërziten vërtet dhe të tremben? – tha Muli.
– Demokratët nuk tremben kurrë nga protestat – i tha Lelo. – Ata thjesht do revoltohen dhe do shkojnë të përplasen dhëmb për dhëmb me fraksionin e Qorrit që mban mikrofonin dhe fraksionin e xhepit që mban borderonë.
– Ke të drejtë – tha Muli. – Madje mund të fusim dhe fotografinë time tek këto urdhër-ndalimet.
– Ty s’ka nevojë se të njohin – tha Lelo. – Por duhet të fusim gjithë Këshillin Kombëtar, gjithë drejtuesit e rretheve, gjithë deputetët dhe deputetët e listës që s’kanë fituar etj. Vetëm kështu mund të mobilizojmë PD-në duke i prekur në sedër. Dhe pastaj duhet të fillojmë betejën me ta.
– Duhet ta bëjmë urgjent – tha Muli. – Kështu do krijojmë një ushtri njerëzish të zemëruar që do shpëtojnë për herë të dytë opozitën. Herën e parë luftuan me zemër kundër Lul Bashës që donte të na vidhte partinë. Tani, njësoj si më 8 janar, duhet të luftojmë me zemër ndaj këtyre që duan të na vjedhin opozitën. Kjo do jetë beteja e jetës.
Lini një Përgjigje