Pas njoftimit se këtë të diel Karmina do organizojë dasmën në Ndroq tek lokali “Varri i Ashikut”, Muli bëri një konsultë me Lelon, se si mund të përdorej kjo gjë në shtyp, që ta kthenin në favor.
-Nuk besoj se është ndonjë problem, tha Lelo, pasi shumë çifte mbajnë mbiemra të ndryshëm tani.
Në këtë rast ka kuriozitet pse nuk pranon mbiemrin e Doktorit.
-Po këtu është puna, tha Muli.
Këtë duhet të kthejmë në favor.
-Po arsyet publike dihen, tha Lelo, non grata nga SHBA, Anglia, tani dhe Evropa.
Por është mirë që ne t’u shpjegojmë demokratëve se si mund ta përdori Zeni këtë gjë në favor.
-Po pra, kjo na duhet.
-Ne duhet të hapim fjalë se Zeni do marrë mbiemrin e Karminës dhe kështu nuk e ndalojnë dot më të udhëtojë, pasi ka identitet tjetër.
Kjo është një mënyrë për t’i nxjerrë huq këto shtetet perëndimore që duan ta ndalojnë.
-Kjo është ide e mirë, tha Muli, por duket si një hile vetëm për të udhëtuar.
Pra duket sikur familja e Doktorit e ka problem atë punë.
Ne duhet të japim mesazh që nuk e ka problem fare që e kanë shpallur “non grata”.
-Atëherë të themi të kundërtën, tha Lelo.
Të themi që Karmina sfidon SHAB dhe BE.
I thotë po deshët bëni dhe familjen time “non grata”, por dashurinë time nuk e ndalni dot.
Kjo tingëllon dhe pak heroike dhe i shkon “Foltores”
-Kjo po më pëlqen, tha Muli. Tek kjo të këmbëngulim.
Ke vajze ti Mero Corapja? Sikur te meret dikush me te perdite si do te vije. Ke gjet Arben Mevlanin. Me duket te ka marre malli per DAJAK
Hahaha Do mare mbiemrin e gruas Zeni njesoi si djemt e Londres qe marin ekspuls