Muli shpjegon pse Karmina dhe Meta janë në siklet nga incidenti në Gramsh 

21 Gusht 2022, 18:48Antena TEMA

Pas asaj që ndodhi në Gramsh ku tre spiunë rus të maskuar si blogerë, sulmuan ushtarët pasi kishin fotografuar uzinën e armëve, pati reagime nga më të ndryshmet. Dhe Doktori reagoi duke akuzuar Ramën se e ka fajin vetë që ka hequr vizat për rusët. 
Por Meta dhe Karmina nuk kanë pasur reagime. 
Lelo ka shpjegimin e tij për Mulin rreth këtij fenomeni. 
-Meta e ka të vështirë të komentojë çështje që lidhen me spiunë, tha Lelo. Sapo të hapi gojën, njerëzit do t'i thonë edhe ti “Spiun” je si këta. Ndaj ai e ka shmangur fare reagimin. 
-Po kjo mund të duket sikur është pro rusëve, tha Muli. 
-Këtë e ka në favor, tha Lelo. Ngaqë ai ka bërë paralajmërime të forta për në Shtator, ardhja e rusëve, nxit fantazinë e njerëzve dhe ndoshta e marrin si sulm të koordinuar. Kështu që nuk ka interes të flasë, se nuk do ta sqarojë këtë gjë. 
-Edhe Doktori nuk ishte shumë i ashpër, tha Muli. Vetëm atë punën e vizave tha. 
-Problemi është tek Karmina, tha Lelo. Duke qenë se ajo është blogere, nuk do të identifikohet me këtë blogeren ruse që spiunon fabrikat e armëve. Aq më tepër që dhe i fejuari i Karminës i ka pas qejf fabrikat e armëve. Madje ai ka pas tentuar të ndërtojë vet një fabrikë çmontimi armësh por i shpërtheu dhe i vrau 26 vetë. Kjo e vë në siklet Doktorin, pasi ka dhe djalin pronar fabrike armësh dhe nusen e djalit blogere dhe ngjan si familje spiunash. 
-E qartë, tha Muli. Është pak e komplikuar se nuk e falte Doktori këtë gjë me një deklaratë. Sidomos Fatmir Mediun nuk e nxë vendi. I duket sikur i kanë përdhunuar pronat e tij. 
 

1 Komente

  1. K
    Këshilltari Presidentit BEGAJ

    Të huajt duan të nxjerrin shpenzimet e biletave ose të naftës për makinën, duke u interesuar për gjëra që lidhen me aktualitet gjeo politik ushtarak. Një demokraci e tepërt ku deri dje nuk futej miza, ndërsa sot të huajt janë kudo, në Kryeministri, presidenc, parlament, bregdet, det, male, dogane, aeroporte, ku së fundi dhe një grupë leckamanësh përpiqet të na turpërojë më shumë nga ç është bërë e ditur deri tani.

    Lini një Përgjigje