Muli shpjegon pse nuk e zgjodhën Kokpalarin në këtë kryesi 

29 Maj 2022, 19:22Antena TEMA

Pas humbjes së Kokpalarit dhe zonjës Karo nga kryesia e re e partisë së Doktorit, pati shume reagime nga Foltorja, të cilave Muli ju përgjigj me një sqarim shterues. 
Të dashur demokratë. 
E mirëkuptoj shqetësimin tuaj për zonjën Kokaplari dhe zonjën Karo, por nuk është e vërtet që i kemi braktisur. 
Përkundrazi ne kemi plane të mëdha përpara për to. 
Por plani jonë është që ato të forcohen dhe të japin prova besnikërie që ta meritojnë plotësisht. 
Konkretisht zonja Kokaplari do emërohet si e dërguara e Doktorit në SHBA dhe si përfaqësuese e SHBA në parti. Si e tillë do kooptohet në kryesi për shkak të detyrës. 
Detyra e saj është të luftojë në SHBA që të humbasë pushtetin Presidenti Biden dhe të mundësojë ardhjen e Presidentit Trump, i cili ka pikë kryesore të kthimit të tij në pushtet, rehabilitimin e Doktorit. Më pas vijnë çështja e Kinës, Rusisë dhe Ukrainës. 
Pasi të japë prova se do rrëzojë regjimin e Biden, Kokpalari duhet të japë prova se di të respektojë dhe figurat e PD: si zonjën Topalli, etj., për të krijuar një lloj uniteti brenda Partisë. 
Ne kemi besim se ajo do rikthehet në parti me fitoren e presidentit Trump dhe mesazhin e rehabilitimit të Doktorit. 
Po ashtu mendojmë se zonja Karo duhet të punojë më shumë për imazhin e saj në krah të Doktorit, duke mos e eklipsuar atë me buzëqeshjen e saj, apo duke mos nxitur skena xhelozie duke i krehur flokët, apo duke i rregulluar jakën, se ne jemi parti konservatore. 
Por prespektiva e tyre mbetet e hapur dhe e sigurtë. Ato do t'ja arrijnë ditës të jenë mes nesh një ditë. 
 

4 Komente

  1. G
    Gjeramadhi

    Shpellari i kuptoj qe te dyja jane agjente te amerikes dhe i flaku tutje, jo se i kuptoi por ja treguan serbet agjenturat ruso -serbe

    1. #
      #Gopisti i NSHRAK-ut

      Bjeri Mero/ dhe gaz paç/ Dama Karó/ për Derrin Maç! . . . P.S. E lashë kastile/ të hapur fundin/ Se vjen Recupero/ të më haj Mutin!

    2. 2
      2D

      Karon e mori në qafë vjehrra! Ah këto vjehrrat, që mosqofshin! (Përjashtuar mami Lilit, vjehrrës së Abit.)

      1. T
        Trapi Jani

        Zoti Nul Moka,i ke ni dhene me shume prioritet dhe mundesi zonjes kakapalare,keni nenvleftesuar zonjen kari.

        Lini një Përgjigje