Muli shpjegon pse nuk filloi revolucioni në Shtator 

11 Shtator 2022, 20:29Antena TEMA

Për muaj të tërë opinioni publik ishte bombarduar me idenë se muaji Shtator do niste si muaj i revolucionit që do përmbyste Edi Ramën. Edhe kriza energjetike që po troket dhe rritja e çmimeve apo dhe inflacioni, ishin arsye të mjaftueshme. 
Por meqë revolucioni u vonua, Muli thirri Lelon të gjenin një arsye intelektuale përse u shty revolucioni. 
Dhe Lelo kishte një shpjegim që e lidhte me revolucionin e Tetorit. 
-Sa për dijeni i tha Mulit, revolucioni i Tetorit në fakt ka ndodhur në Nëntor. Por të gjithë i thonë Revolucioni i Tetorit, pasi ka qenë ajo puna e kalendarit allafrënga e allaturka. Dhe në fakt Moska ra më 7 Nëntor, por quhet më 25 Tetor. Ka një histori të gjatë pse është quajtur kështu, por nuk ja vlen të lexosh libra në këtë moshë se ngatërrohesh. Por duhet të përdorim si argument, që revolucionet nuk fillojnë në muajin që thuhet. Dhe në këtë rast duhet të thuhet që Revolucioni i shtatorit do bëhet në Tetor. 
-E kuptova, tha Muli. Të vetmin problem që kam është se duhet të marrim si shembull Leninin. Nuk ka ndonjë të djathtë që ka bërë revolucion? 
-Jo revolucionet i bëjnë vetëm të majtët. Të djathtët zakonisht i shtypin. Por meqë u kemi premtuar revolucion nuk kemi çfarë të bëjmë. Popull të majtë e kemi. 
-Nuk është ide e keqe,- tha Muli. Shtatorin do ta kemi si nxemje, Tetorin si muaji sulmi. Puna është që të vazhdojë të quhet revolucioni i Shatorit, se po u tha revolucioni i Tetorit na ngjan me atë të komunizmit. 
-Po,- tha Lelo. Ndaj nuk ka nevojë të ndryshojmë emrin. Emri do mbetet revolucioni i Shtatorit, se aty ka lindur ideja. Pastaj se kur kryhet s'ka rëndësi, pasi ne jemi në revolucion permanent, siç ka thënë Trocki. 
-Trocki i djathtë ishte? Pyeti Muli. 
-Jo, por ishte tradhtar i së majtës. Por këtë e ka thënë kur ka qenë i majtë tamam.  
-A qenka si Kaç Islami,- tha Muli. Me atë duhet konsultuar për këto çështje. 
 
 

1 Komente

  1. L
    Ladi

    ????????????????????????

    Lini një Përgjigje