Sot Doktori pati një tryezë me mjekë të njohur nga Tirana, në të cilën ra në sy mungesa e Mulit, i cili po ashtu është doktor në profesion.
Kjo shkaktoi një lloj hutimi në radhët e demokratëve, të cilët Muli i qetësoi me sqarimin e tij.
Duke folur rreth këtij takimi, Muli tha:
“Mjekët i thirra unë me urgjencë në SHQUP.
Lajmet se Doktori ishte sëmurë dhe ne po drejtonim PD pa Doktorin, ishin përhapur gjithandej.
Për ta përmbysur këtë imazhin vendosa të thërras gjithë mjeket pro Doktorit në SHQUP.
Ishte pak e vështirë t’i mblidhje, se u vinte zor, por secilit i thashë se të kërkon Doktori, se ka një problem shëndetësor.
Kështu ata treguan gatishmëri.
Kur u bënë të gjithë bashkë, e kuptuan që ata do bënin një konsulte të përbashkët me Doktorin për PD-në.
Gjatë konsultës pastaj Doktori e zgjeroi temën e bisedës duke folur për të ardhmen e shëndetësisë në Shqipëri dhe rikthimin e kohëve të arta në këtë sector, kur drejtohej nga PD.
Në fjalën e tij Doktori tha se tani PD ka në krye të saj dy mjekë, ‘unë dhe Muli’.
-Çfarëdo që të ndodh me shëndetin tim, ju e keni të sigurtë prospektivën e programit tone, pasi atë do ta vazhdojë me kompetencë një tjetër personalitet i madh i PD, që është mëkëmbësi im.
Aty mjekët u përlotën, madje njëri thirri nga vendi:
-Sëmundja të të marrë të keqen Doktor!
-Të lumtë goja, i tha Doktori.
Pati një përlotje në sallë dhe seanca vazhdoi me debate të zjarrta.
Në takim po ashtu mungoi dhe Tritani, i cili shpjegoi se nuk mund të ishte dhe ai, dhe Doktori në një vend.
-Unë kam personalitetin tim, tha ai.”
Lini një Përgjigje