Muli shpjegon pse po hapet gjyqi ndaj republikanëve kudo në botë 

6 Prill 2023, 18:52Antena TEMA

Sot Muli me Lelon po diskutonin për gjyqin ndaj Mediut.

Gjykata pranoi padinë dhe nisi gjykimin.

-Unë mendoj se është një klimë botërore ndaj republikanëve, tha Lelo.

Nuk është rastësi që numri 1 i republikanëve në SHBA dhe numri 1 i republikanëve në Shqipëri shkojnë në gjyq në të njëjtën javë.

Ka shumë ngashmëri ky proces.

Të dy po gjykohen në një javë, të dy po gjykohen të lirë dhe të dy janë të pafajshëm.

Kjo tregon se këto fije i lëviz e njëjta dorë.

Është Xhorxh Sorosi nga pas.

-Po mirë me Trumpin, po me Fatmirin çfarë ka ai plak maskara, tha Muli?

-E ka prej Doktorit inatin.

Ka mësuar se në këtë çështje është i përfshirë djali i Doktorit dhe kërkon t’i prishë gjakun. 

-Si ta denoncojmë, tha Muli? Se kështu mund të marrim mbështetjen e shtypit amerikan.

Për shembull deklaratat e Doktorit që Yuri Kim ka prona në Shqipëri kanë marrë dhënë në SHBA.

Disa gazetarë nga SHBA kanë shprehur interes për to.

-Kush, tha Lela, se nuk kam parë gjë?

-Po ja, Bert Papa, më thanë është interesuar.

Dhe një tjetër, s’ia mbaj mend emrin. 

-Aha, thashë se janë gazetarë amerikanë.

-Po me letra, janë dhe këta. Njësoj si gjithë amerikanët.

-Nejse na duhet të ndërtojmë një fabulë më të fortë, tha Lelo.

Ta paraqesim si sulm ndaj republikanëve kudo në botë.

Për shembull të themi se Mediun po e dënojnë se ka dalë në foto para Kullës Trump.

Kjo mund të tërheqë vëmendjen e njerëzve të Trumpit dhe ta bëjnë të madhe.

-Po do na thonë pse nuk dënojnë dhe Lulin, se dhe ai ka dalë më duket, tha Muli?

-Luli nuk ka peshë politike, tha Lelo.

E kanë me Mediun se është kryetar partie. Luli është i dorëhequr.

-Dhe këtu duhet të dalë roli selektiv i politikës amerikane, tha Muli. Dhe ndërhyrja e Yuri Kim.

Ja Mediun e dënojnë që ka dalë në foto tek Kulla Trump, Lulin nuk e dënojnë. Kjo duhet theksuar.

Lini një Përgjigje