Muli shpjegon rëndësinë e votës së simpatizantëve 

1 Tetor 2022, 17:19Antena TEMA

Në këshillin Kombëtar të Foltores u vendos sot se tani e tutje për vendimet e rëndësishme të Foltores do votojnë dhe simpatizantët.

Në një konsultë me Lelon, Muli u përpoq ta bindë atë për rëndësinë që ka ky vendim.

-Nuk e kam ndesh në ndonjë vend tjetër këtë, tha Lelo.

Duket pak si jo legjitime.

-E ke gabim, i tha Muli.

Ne duhet të kuptojmë që partia është më e madhe se anëtarët.

Atëherë pse duhet ta lëmë në duar të anëtarëve.

Duhet ta zgjerojmë vendimmarrjen dhe me simpatizantët.

Fjala vjen, kemi zgjedhje në një njësi.

S’kanë pse votojnë vetëm anëtarët, por dhe ata që janë simpatizantë.

Vijnë rregjistrohen dhe votojnë. Sa më shumë vota, aq më shumë mendje.

-Po sikur të na i dërgojë Ed Rama gjithë komunistët të votojnë, tha Lelo, si do t’ia bëjmë?

-A zotëri ti nuk kupton nga partia.

Ne kemi mekanizma korrigjimi.

Kemi procesin e numërimit.

Nëse shikojmë se tendenca është kundër asaj që mendon partia, i zhvlerësojmë votat, i konsiderojmë që ka votuar Edi Rama.

Nëse shkojnë me tendencën e përcaktuar nga partia, atëherë jemi në rregull.

Është shumë e thjeshtë.

-Po sikur në një degë të jenë vetë anëtarët që votojnë kundër vendimit të partisë?

-Nuk bën vaki. Vetëm nëse i ka futur Lul Brava.

Atëherë prapë i s'kualifikojmë.

Nuk do lëmë të tjerët të marrin vendime për ne.

Kur themi simpatizantë, kuptohet nga vet fjala, që kanë simpati për ne.

Jo ata që kanë antipati për ne.

Ndaj çdo gjë është e rregulluar. Besoj do shkojë mirë.

-E kuptova, tha Lelo.

D.m.th. ne do t’u themi demokratëve, që vota juaj ka rëndësi, por dhe vota e atyre që nuk nuk janë anëtarë ka rëndësi. Prandaj të rrinë urtë.

-Jo, thjesht duhet ta dinë të mësohen si të votojnë.

Se kanë ndryshuar kohët dhe duhet të kuptojnë si duhet votuar.

Simpatizantët janë ata që tregojnë tendencën, se ata na duan të mirën.

 

1 Komente

  1. D
    Demokrati pendito

    Artikull me sarkazem therese…. Te votoje dhe pejgameri , votat I numeron agjenti penicilina.

    Lini një Përgjigje