Muli shpjegon taktikën e braktisjes së Doktorit në Jug 

25 Shkurt 2023, 19:49Antena TEMA

Sot ishte Lelo që e thirri i pari Mulin.

-Jam shumë i shqetësuar, tha. Pashë takimet e Doktorit në Jug.

Në Tepelenë në podium ishte tetë vetë, kurse në sallë ishin 6. Të paktën të ishin 8 me 8.

Në Gjirokastër ishte më mirë, se Tritani qe ulur në sallë dhe ishin njësoj.

Duhet të bëjmë diçka se duken shumë keq këto takimet.

-E di, tha Muli, por s’kemi çfarë të bëjmë.

Duhet të shpikim një fabulë që e bëjmë vetë.

Doktori ua tha pak a shumë sot, që revolucionin e bëjnë pakicat dhe fitojnë shumicat.

Tani këtë duhet ta zhvillojmë më tej.

-Po si ta zhvillojmë, tha Lelo? Se kishte më shumë në podium se në sallë.

-Duhet të hapim fjalë, që kjo është një taktikë e Doktorit, se nuk do që te dekonspirohen revolucionarët.

Edhe shoku Enver deri më 1948, edhe katër vite pas çlirimit, e mbajti Partinë Komuniste në ilegalitet.

Edhe ne duhet t’i ruajmë shokët tanë revolucionarë.

Nuk duhet t’i dekonspirojmë. 

-Dakord, tha Lelo. Atëherë do hapim fjalë që në takimet e Doktorit po nuk patë njerëz, duhet quajtur sukses se ka më shumë revolucionarë se sa e mendoni, por ata rrinë fshehur, janë ilegalë.

-Po, pak a shumë kështu, tha Muli.

-Dakord jam, tha Lelo. Kjo dhe besohet.

Fjala vjen meqë më 3 mars ata do bëjnë dhunë, nuk duhet t’u shfaqet fytyra.

Duhet të bëjmë një plan të detajuar.

Përshembull tek shtëpia e Taulant Ballës do dërgojmë një njësit guerril që në mëngjes.

Edhe tek shtëpi e Edi Ramës në Surrel.

Damian Gjiknurit do t’i lëmë vetëm një grua në rrugë ta shajë, kur të dalë nga shtëpia.

Elisa Spiropalit do t’i vëmë dy motorë të terrorizojnë makinën e saj kur të dalë.

Kurse Belinda Ballukut do t’i vëmë një balonë kineze ta shoqërojë nga lart që të trembet.

-Ja këto janë ide të mira, tha Muli.

Atëherë hap fjalë që mos u mërzisni nga sallat bosh të Doktorit, se revolucionarët kanë kaluar në ilegalitet deri më 3 mars.

Është i vetmi shpjegim që mund të bëjmë.

Lini një Përgjigje