Muli shpreson se Beleri do nxjerr dhe Doktorin nga burgu penxheres 

15 Prill 2024, 20:51Antena TEMA

 
Lajmi se Beleri do bëhet deputet evropian e gëzoi pa masë Mulin. 
-tani ne jemi i vetmi koalicion properëndimor në Shqipëri tha Muli, s ene kemi një eurodepuetet. Këta të tjerët janë të gjithë antiperëndimor, dhe do ti denoncojmë në Evropë. 
-E vërtet tha Lelo. Kjo është fitore e madhe. Puna është që si ta rregullojmë me kolegët grek, që Beleri të coj emrin aty por të mos flas. Se pastaj mund të na prish punë. 
-Pse na prish punë tha Muli. Ai mund të ngrihet aty e të flas për burgun politik të Doktorit, për burgun e mundshëm të Ilri Metës apo Monikës, për gjithë ne të tjerët dhe për faktin që vetëm gjysma e qeverisë është arrestuar gjysma po bën qejf. 
-Dakord për këto tha Lelo, por kam frikë se atij do tia shkruajnë fjalimet ata të tjerët dhe nuk ja shkruajnë këto. Kështu që po i tha me fjalët e tij më mirë durojmë burgun se mbrojtjen e Belerit. 
-E ke gabim tha Muli. Ai mund të bëj një rezolutë në BE për lirimin e Doktorit. Ti thotë është burgosur se kërkoi lirimin tim. Dhe e vërteta është se Doktori u burgos pas Belerit, dhe ai ka të drejt ta thotë këtë. 
-Mirë është të mos flas pa letër tha Lelo. Për të tjerat pastaj merremi vesh. Pjesën e Greqisë tia shkruajnë ata, pjesën tonë tia shkruajmë ne. Gjysma shqip gjysma greqisht. 
-Rëndësi ka që ekmi zërin tonë në Evropë tha Muli. Tani nuk na thonë dot koalicion antiperndimor. Ne jemi të vetmit që kemi përfaqësues në parlamentin Evropian. 
 
 
 

Lini një Përgjigje