Pasi intervista e të dashurës së ish- zyrtarit të FBI u bë popullore, Muli po mendonte sot, se çfarë të bën një femër nga inati.
Me këtë rast po mendonte se çfarë pasojash mund të kishte nëse dikush nga gratë në PD i bën një letër FBI për ato që ndodhin aty.
-Kam frikë se kjo e dashura e McGonialit mund të na frymëzojë këto gratë në PD dhe në dëshpërim e sipër të bëjnë dhe këto letra, i tha Muli, Lelos.
-Nuk bëjnë dot, tha Lelo.
Duhet të prekin interesat amerikane.
Kokalari mund të bëjë, si qytetare amerikane.
-Edhe zonja Karo është qytetare amerikane, tha Muli, si puna jote.
Të gjithë ju jeni të dyshuar se mund t’i bëni emaile FBI.
-Ne nuk e tradhtojmë Doktorin, tha Lelo.
Por mund të sajojmë diçka me zonjën Karo.
Ajo më 2018, kur kanë ndodhur këto gjëra, ka qenë me Edi Ramën.
Të sajojmë një email të saj, sikur atëherë ka dëgjuar nga Edi Rama që po punonte me FBI kundër Doktorit dhe kjo e pat revoltuar shumë.
Madje kjo ka qenë shtysa që ajo të hiqte dorë nga Edi Rama dhe më pas në vitin 2021 të bëhej me PD.
-Si ide nuk është e keqe, tha Lelo, por që të jetë e besueshme duhet të thotë që ka qenë e dashura e Edi Ramës, se ndryshe nuk ka besueshmëri.
-Atë se thotë dot ajo, tha Muli, se pastaj ja merr për ters Doktori, por të gjejmë ndonjë mënyrë që të shkruajë një email dhe ta forcojë këtë punën e agjentit të FBI.
Se atij akuzat për Rusinë po i bien. Dhe kjo jona ka mbetur.
-E vetmja mënyrë është të lidhet me këtë ish- të dashurën e McGonialit dhe t’i thotë asaj që ai ka pas lidhje dhe me femra në Shqipëri, dhe të shpërthejë përsëri ajo, tha Lelo.
Pastaj kur ta shikojë sa e bukur është zonja Karo, duke e krahasuar me veten, do bëhet dhe më e besueshme.
-E vërtetë është, tha Muli.
Ne dhe të dashurat i kemi më të mira se FBI.
Lini një Përgjigje