Muli sqaron demokratët për letrën e Doktorit për Escobarin 

26 Tetor 2022, 20:45Antena TEMA

Pas sqarimit publik që Doktori i bëri Escobarit lidhur me ndëshkimin e tij prej SHBA, Muli thirri Lelon se si duhet t’i informonin demokratët për jehonën e letrës.

Lelo kishte dy ide.

E para, ishte që përmes degës së PD në SHBA, të bënin të ditur se pas letrës së Doktorit, presidenti Biden ka ndërprerë aktivitetin ditor dhe ka thirrur në takim urgjent sekretarin Blinken dhe Escobarin.

-Çfarë i keni bërë Sali Berishës, i pyet?

-Asgjë shef, i thanë ata. E kemi fut tek ajo lista e zezë si hajdut dhe minues i demokracisë.

-Keni bërë shumë gabim, tha.

Nisu tani merr avionin e parë dhe shko kërkoi falje.

Dhe nëse nuk të pret ai, shko tak Mul Nokën, boll t’i shkojë fjala që ne s’kemi gjë me të.

-Dakord, tha Blinken, dhe doli bashkë me Eskobarin nga zyra.

-Ça do bësh, i tha Escobari?

-Nuk shkojmë, i tha ai.

Presidenti nuk mban mend tani shumë gjëra, kështu që do ta harrojë.

-Ky version më duket shumë bindës, tha Lelo.

Demokratët vdesin për këto gjëra dhe i besojnë.

-Po ideja e dytë, tha Muli?

-Ideja e dytë është pak në distancë.

Gimi i Puros mund të dalë tek Zeni TV dhe të shpjegojë se si është informuar nga ish- shoferi i tij në SHBA, se një shok hidraulik që ka ai e që ka rregulluar banjën e një kongresmeni democrat, ka dëgjuar atë t’i thotë gruas:

“Na thirri Nensi Pelosi sot e na bëri copë pse paskemi nxjerr “non grata” Sali Berishën në Shqipëri.

Do ta thërasin urgjent bashkë me Ilir Metën në Uashington t’i kërkojnë falje dhe t’i thonë që ju jeni aleatët tanë në Shqipëri, por na ka ngatëruar ky Sorosi”.

-Ky i dyti më pëlqen më shumë, tha Muli, se dhe po e hëngri, e ha Gimçja.

Se tek ajo e para mund ta ha dhe unë.

E hëngra kot nga anglezët, dhe këta kam mangët.

1 Komente

  1. D
    DULLA

    Hahaha sa do hash ti o Muli,

    Lini një Përgjigje