Muli sqaron demokratët për qëndrimin ndaj Nanos 

31 Gusht 2023, 20:33Antena TEMA

Pas lajmit për sëmundjen e Fatos Nanos shumë demokratë të vjetër të Foltores filluan të shajnë në rrjete sociale. 
Muli u shqetësua seriozisht. 
Thirti Lelon dhe i dha detyrë që duhet tu përçojmë mesazh demokratëve se për qëndrimin ndaj Nanos duhet të mos nxitohen por të shikojnë çfarë thotë Doktori. 
-Po si ta bëjmë këtë i thotë Lelo. Nuk mund të japim mesazhe publike për këtë. 
-Bë një shkrim që Fatos Nano është lideri i parë që ka bërë marrëveshje me Doktorin. Madje Fatos Nano dhe Xhoana janë të vetmit që na kanë ardhur në festën e PD dhe e kuptojnë vetë ata tha Muli. 
-Ah po ke të drejt tha Lelo. Kjo është një mënyrë e mirë. Por nëse Doktori del e shan? 
-Atëherë bën një shkrim tjetër që ky është i vetmi tradhtar i pabesë i Doktorit që nuk e mbajti marrveshjen dhe e prishi. 
-Po nëse Doktori del e lavdëron prap? 
-Atëherë do bësh një shkrim, që ai ka pasur bashkëpunim të gjatë me Doktorin me ulje ngritje po ishte burrë. 
-Po nëse Doktori e shan prap? 
-Atëherë do bësh një shkrim do thuash që në fund e korruptoi Edi Rama. Kjo është e vetmja mënyrë ti mbajmë nën kontroll demokratët. 
-E kuptova tha Lelo. Ja do t'ja nisi punës. 
 

Lini një Përgjigje