Pas takimit të sotëm konsultativ të Mulit me Tit Vasilin, Lelo u bë shumë kurioz dhe donte të mësonte të rejat.
Thirri Mulin ta sqaronte mbi qasjen e re të Tit Vasilit mbi protestën.
-Ishte takim shumë i mire, tha Muli. Unë isha me Doktorin.
Pastaj në derë u shfaq Iliri me Tit Vasilin.
Doktori u çua në këmbë dhe i zgjati dorën. Ilir dukej i qeshur.
Pastaj i dha dorën dhe Tit Vasili. Më përshëndetën dhe mua.
Pastaj u ulëm të flisnim.
-Kohë e keqe, i tha Iliri.
-Kohë e mrekullueshme, i tha Doktori.
Na ka bë një nder të madh.
Shiko, kisha një brengë të madhe, se ka dhjetë vjet që nuk mbytet Shkodra dhe ky mafioz thoshte se ishte meritë e tij.
Por lumenjtë dhe përrenjtë e Tropojës i kanë dhënë një leksion të madh.
Kanë vërshuar nga shtrati, ja kanë përmbyt Komanin dhe e kanë nxjerrë cullak para Shkodrës.
Kishte dhjetë vite që fshihej.
-E vërtetë, tha Tit Vasili.
-E vërtetë, thashë dhe unë.
Dhe mua më vinte plasja që nuk i mbytej Shkodra.
Por e vërteta vonon, por nuk harron.
-Edhe më datë 6 dhejtor pritet të bjerë shi, i tha Iliri.
-Nuk pyesim nga shiu. Do dalim. Është vendim i madh.
Evropa duhet të përballet me padrejtësitë e saj në Shqipëri.
Ka 9 vjet që mban në këmbë një regjim mafioz.
-E vërtetë, tha Tit Vasili.
-E vërtetë, thashë dhe unë.
-Unë kam ardhur të të them se ke në dispozicion Tit Vasilin me çdo mundësi dhe mjet që ka nga Partia e Lirisë.
Do të jemi aty pranë jush me mendje dhe zemër.
Për çdo gjë duhet të lidheni me Tit Vasilin.
Doktori e falenderoi përzemërsisht.
-Dhe ju, i tha, për çdo gjë keni Mulin. Telefonin e tij e keni.
Duhet të jemi të koordinuar që çdo gjë të jetë perfekt.
humor kinez