Pas shkuarjes në Ambasadë të tre ish- ministrave të Berishës që mbështesin Foltoren, Muli i shqetësuar thirri për një bisedë informative “Kaçin e Bardhë”, për të kuptuar se si ishte situata.
-Ai burri është shumë i shqetësuar, tha Muli, dhe do të dijë, cili ishte qëllimi i takimit.
-Mendoj se qëllimi i takimit ishte të shqetësohej Doktori, tha Kaçi.
Unë rashë në kurth se nuk e dija çfarë qëllimi kishte takimi, dhe shkova ngaqë mu duk se e kishin për respekt.
Por aty pashë që e gjitha ishte për të mërzitur Doktorin.
-Po mire, pse nuk e prishët takimin?
Ti duhet të bëje një gjest.
-Unë e bëra timen, tha Kaçi.
Ndërsa ajo zonja po fliste, unë ja preva dhe i thashë që “ti je fati i Edi Ramës”.
-Ja the vërtet? Po ajo çfarë tha?
-Më duket nuk e dëgjoi, se e thashë me zë të ulët.
-Po kush e dëgjoi?
-Nuk e dëgjoi njeri, po ja thashë Aldos.
-Po Aldua, çfarë tha?
-Aldua u gëzua dhe ja tha Tritanit.
-Po Tritani çfarë tha?
-Tritani i bëri shenjë me gisht të ulte zërin, se mos dëgjonte Ditmir Bushati.
-Po Ilir Meta pse ishte aq i gëzuar?
-Nuk e kuptova, por me sa duket, dikush i kishte thënë që do ketë raki Skrapari në pritje.
-Po kishte raki Skrapari?
-Jo, verë Nurellari nga Berati.
Me sa duket ngaqë presidenti i ri është nga Berati.
-Po mirë, çfarë ti them atij burrit unë, se ai është xhindosur.
Çfarë ti them që ta qetësoj, që nuk e kanë tradhtuar këta tanët?
-Po cfarë të them unë i shkreti.
Thuaj për shembull, që kur na kërkoi roja të dorëzonim telefonat, Tritani nuk pranoi, se tha mund t’i ndodhë diçka Doktorit, duhet ta kem telefonin me vete.
-Dhe roja e la?
-E la legeni. Ishalla i ndodh gjë, tha, pa mbaje telefonin.
hahaha, roja ka pas menjen teme...
Je i pa perseritshem Mero . Shkrinmet e tua jane perla te sarkazmes shqiptare . Zgalem