Meqë 7 korriku është protesta e parë që e gjen Lelon si zëdhënës të PD, Muli e pa të udhës ta këshillojë për mënyrën si organizohen protestat e atij burrit dhe çfarë duhet të ketë parasysh.
E thirri në zyrë dhe nisi t’i shpjegojë.
-Tani o zotëri ai burri kur vendos të bëj protesta ka disa gjëra që nuk ndryshojnë kurrë.
E para, është se ka disa njerëz që duhet të rrihen nga policia.
Nëse policia heziton, duhet t’i rrahë dikush nga ne.
Nuk janë si protestat e atij besëprerit që shëtisnim pa na hyrë gjemb në këmbë.
-D.m.th që ta kuptoj drejt, kush e vendos këtë se kush duhet të rrihet, ai burri, apo ne, apo i lihet rastësisë.
Një herë presim nëse ndodh diçka, nëse nuk ndodh e vendosim ne.
-Qartë. Por është mirë ta dimë paraprakisht se duhet të krijojmë një fabulë, të kemi kamerat e fokusuara aty, të jetë i veshur mirë, se thonë pastaj është nga Bathoirja, të jetë intelektual, të ketë ndikim në popull...
-Ou, ti thua të rrahim Tan Fugën. Nuk mban dru ai.
Po gjej unë një nga Kamza.
-Jo, e kisha fjalën që meqë është një fakt që do të ekspozohet, ta marketojmë mire, që të duket që kemi një frymë të re nga pas.
-Lere o zotëri se nuk do nga këto gjëra ai burri.
Boll të rrihet ndonjë mirë. Po u vra, aq më mirë.
Të tjerat janë puna juaj.
E dyta, që është në traditën tonë, duhet të përgatisim disa parulla kundër Lul Bashës, Enkelejd Alibeaj etj..
Këta duhen shkatërruar. Që ta kuptojë populli që nuk janë tanët.
-Kjo është pak në kundërshtim me frymën e bashkimit të opozitës, duhet të gjejmë ndonjë detaj që të krijohet ideja që jemi bashkë…
-S’ka bashke me ata.
I kam gati parullat: “Lul Basha, Lul Masha”, “Alibej- Aliblej”, “Çmimet ngrihen, Lulzimsat bien poshte”… gjëra të tilla.
Duhet dhe ndonjë e fortë për atë Gaz Bardhin, se ka sharrë Doktorin, i ka thënë babi i Zenit.
-Dakord, e kuptova, tha Lelo.
Desha të sqaroj mirë atë pikën e parë.
Nëse nuk gjejmë njeri për t’u rrahur, a publikojmë foto kur më rrahën mua, se ja kam tregu plagët dhe Edi Ramës.
-Jo jo, nuk bëjnë më ato pamje. Po qe se do, të rrahim prapë.
Fjalia e fundit perla edites
Bravo, e ke treguar festen sipas kokes se kesaj organizate fashiste.