Muli u shkruan çunave të Londrës: Na ndihmoni të heqim “non grata”-n

22 Korrik 2022, 17:43Antena TEMA

Pas shpjegimeve që dha Doktori pse u shpall “non grata” në Londër, Muli vendosi t’u shkruajë një letër të hapur çunave të Kukësit dhe Hasit, në Londër:

“Të dashur demokratë të Londrës!

Siç e keni mësuar, edhe Britania e Madhe ra në kurhtin e Sorosit dhe Edi Ramës.

Doktori ka marrë informacione të sigurta se disa nga çunat e Londrës kanë paguar Boris Gjonsonin, që të fusë Doktorin në këtë listë.

Detyra juaj e parë është ta gjeni kush janë këta.

Dyshoj shumë se janë çunat e Tepelenës dhe Vlorës, se ata e kanë inat.

Pasi t’i identifikoni, ju duhet t’u shpallni atyre luftë të hapur në Londër, që të mos u zënë më këmbët dhe.

Së dyti, duhet të organizoheni më mirë dhe të gjeni dhe ju lidhjen që kane përdorur ata çunat për të paguar Boris Gjonsonin, dhe na tregoni se sa duhet të japim.

Do t’u ndihmojmë dhe ne nga Shqipëria me ndonjë lek, vetëm ta heqim këtë ndëshkim, se na e kanë bërë qëllimisht tani që po ringriheshim fort dhe ishim duke marrë dhe Grida Dumën në parti.

Së treti, duhet të organizojmë një miting të madh në Londër, në një shesh qendror, ku të shprehet mbështetja e Britanisë së Madhe për Sali Berishën.

Kjo do të jetë një sfidë e vërtetë.

Na duhen 5 mijë çuna nga Kukesi e Hasi të filmuar mirë me dron, që të duken pak a shumë si më 7 korrik, dhe Britania e Madhe ka për t’u dridhur më shumë se sa nga Irlanda e Veriut.

Mitingu duhet të jetë në një ditë që ne të bëmë të njëjtin miting në Tirane dhe në Nju Jork, që bota ta shikojë me kë ka të bëjë.

Së fundmi, duam sa më shpejt një përfaqësueisn tuaj në Foltore, siç e gjetëm nga SHBA Evis Kokpalarin.

Na duhet për t’u treguar shqiptarëve se jo të gjithë britanikët janë dakord me Boris Gjonsonin.

Ka dhe që mendojnë me kokën e tyre.

Na e sillni se deri në shtator do ketë zhvillime.

I juaji, Muli!”

Lini një Përgjigje