Muli udhëzon Doktorin si të përdorë videot erotike të amabsadorëve

10 Shkurt 2023, 15:06Antena TEMA

Pas deklaratës së Doktorit se ai ka video erotike të ambasadorëve që e kanë nxjerrë atë “non grata”, Muli thirri Lelon se çfarë strategjie t’i rekomandonin Doktorit për t’i përdorur videot.

-Unë mendoj se strategjia më e mirë është ajo Efit në Big Brother.

Duhet të mësojmë nga armiqtë tanë.

Olta dhe Amosi e dinin që kishte një video erotike për Efin.

Dhe e shantazhuan atë për një muaj rresht, pasi ajo po mbështeste Luizin.

Duke ja kujtuar vazhdimisht ajo bëri sikur nuk trembej, por në fund ata e detyruan të ikte vetë.

Siç doli, ka kërkuar tre herë të dalë vetë jashtë.

Kjo është rruga që duhet të ndjekim.

-D.m.th ne t’i çojmë videon ambasadorëve, tha Muli, dhe t’u themi ua kemi këtë.

-Po, tha Lelo. Ata do terrorizohen dhe ndërkohë do fillojnë të sillen ndryshe me Doktorin.

Pak nga pak nuk do ta sulmojnë më e më pas do fillojnë ta mbrojnë.

Kështu ja bënë ata pisat Efit. E lanë Luizin pa krah.

-Shumë mire, tha Muli. Po shkoj t’ia them Doktorit.

-Thuaja dhe mos ma merr autorësinë, i tha Lelo. Thuaj që ishte ideja ime.

Madje do t’u themi që po nuk reflektuan, do ta shfaqim në mitingun e radhës videon.

Do vëmë Albanën ta denoncojë si dhunë seksuale ndaj grave socialiste.

Muli vrapoi në zyrë të Doktorit dhe diskutoi gjatë për këtë.

Më pas u kthye prapë tek Lelo i dëshpëruar.

-A ja the, pyeti Lelo gjithë kuriozitet?

-Ja thashë, tha Muli.

-Çfarë tha?

-I pëlqeu shumë ideja. Tha është kryevepër.

-Po atëherë ta bëjmë, tha Lelo.

-Prit, tha Muli. Më vuri në pozitë të vështirë kur i kërkova videon.

-Pse, çfarë tha?

-Më tha e di gjithë Shqipëria që ajo video ekziston dhe është në detyrën tuaj si stafi im ta gjeni atë.

Ju nuk mund të më lini mua të dal gënjeshtar.

-Po si ta gjejmë, tha Lelo. Ne menduam se e ka. 

-Eh, kusuri i Albanës t’i themi mos ka ndonjë video të ndonjë shoqe e të montojmë ndonjë ambasador aty.

S'kemi si bëjmë ndryshe. Ishim rehat. Hajt të bëjmë dhe video tani.

I thashë që ishte ideja jote, se nuk e përballoja dot.

3 Komente

  1. p
    pikerisri

    Mero je i paritshëm!

    1. N
      Nari

      Hahahaaaaaa Humor brilant ! Mero je i madh,ku te shkon mendja !!

      1. M
        Mul Qoka

        Po Lelo e ka gati nje. Me Rudina Jasinin. Ajo ka shkuar me gjysmen e nderkombetareve ne Shqiperi. Lelo mjaft te prese pjesen ku i duket surrati vet dhe video eshte e vlefshme per gjithe nderkombetaret, se Rudina nuk ndryshon.

        Lini një Përgjigje