Muli udhëzon Lelon për mangësitë e ceremonisë së tunelit të Kardhiqit 

2 Korrik 2022, 20:07Antena TEMA

Pas ceremonisë së sotme të inaugurimit të rrugës Kardhiq- Delvinë dhe tunelit të saj, Muli thirri Lelon për të prodhuar disa lajme negative rreth kësaj ceremonie.

-Duhet ta sulmojmë atë rrugën, tha Muli.

-Po ta shikoj, të krijojmë një fabulë që të ngjisë, tha Lelo. 

-Një herë duhet sulmuar ceremonia. Ishte pa nerv.

Kur unë hapa tunelin e Qafë Krrabës për në Elbasan, me atë burrin, parulla krysore ishte “Ta gëzoni tunelin. Partia Demokratike”, kurse aty nuk permendej askund partia, por vetëm Edi Rama.

Kjo forcon kultin e individit, ne kemi qenë më demokratikë si pushtet, ja linim meritat partisë.

Apo pashë shenjat e komunikacionit, ishin skandal.

Nuk ishte parullë: “Mirësevini në tunel”. Ky është skandal.

-Po, ke të drejtë, tha Lelo. Mund të ndërtojmë një fabulë me këtë.

E dyta që kam shumë rezerva, janë këngët që këndoheshin.

Duket që teksti ishte i dobët.

Kjo tregon që Damiani si ka paguar këngëtarët apo autorin e tekstit dhe e kanë bërë shkel e shko.

Në rastet e tjera, nga Lumi i Vlorës tekstet kanë qenë më të mira.

Kjo tregon rivalitetin mes Damianit dhe Ballukut.

Meqë meritat kryesore i ka ajo, ai nuk ka paguar për tekstin për ta sabotuar.

-Edhe kjo qenka interesante, tha Lelo.

Del e bukur kjo: “Përçarje Ballaku- Gjiknuri, në Kardhiq kërcet huri.”

E treat, që mendoj se ishte skandal, ka të bëjë me inaugurimet e reja.

Edi Rama e pat paralajmëruar që bypassin e Vlorës do ta inagurojë më 9 korrik.

Sot e afroi më 7 korrik, që të na prishë ne protestën dhe njerëzit të nisen për Dhërmi, meqë hapet bypassi.

Por militantët tanë nuk e përfillin plazhin e Dhërmiut dhe Vlorës.

Ata kanë Shëngjinin, Velipojën dhe rezervuarin e Vorës, ndaj nuk na e saboton dot.

-Edhe kjo është interesante, tha Lelo.

Mund të dalë një lajm: “Rama josh protestuesit me baypassin e Vlorës, Doktori me rezervuarin e Vorës”.  

1 Komente

  1. G
    Gota

    Mero harrove qe demokratet kane edhe Lanën, ku lahen me fekale!

    Lini një Përgjigje