Pas zbulimit të skandalit të shekullit, që ambasadorja Yuri Kim ndiqte në rrjetet sociale Dorianin, Muli thirri me urgjencë Lelon për të nisur një hetim të gjerë, se kë ndiqte tjetër ambasadorja në rrjetet sociale.
-Duhet t’i marim me radhë, tha Muli.
Të shikojmë kë ndjek në Instagram, kë ndjek në Tuiter, kë ndjek në Facebook dhe në rrjete të tjera.
-Kjo kërkon punë serioze, tha Lelo. Duhet t’i ndajmë në grupe.
Sa ndjek nga qeveria dhe sa ndjek nga opozita.
Pastaj duhet të analizojmë ata që ndjek nga opozita dhe pse i ndjek ata.
Të gjithë ata janë potencialisht agjentë të saj brenda opozitës.
Pastaj duhet të studiojmë kujt i ka bërë like nga qeveria dhe kujt nga opozita.
Pastaj duhet të studiojmë përmbajtjen e atyre postimeve që ajo u ka bërë like.
Pra ka një sërë procesesh që kërkojnë analizë shkencore, me qëllim që ta kapim mat.
-Po a kemi ne shkencëtarë, tha Muli?
-Nuk duhen tamam shkencëtarë, tha Lelo, por njerëz që kuptojnë nga këto punë.
Këta socialistët kanë një program të mire, “Aktivisti”, për këtë punë.
Ai të analizon kë ke pare, kë ke pëlqyer etj.
-Po si mund ta përdorim atë, tha Muli?
-Mendoj të hapin një llogari fals aty me emrin Yuri Kim, dhe pastaj ai të analizojë Yuri Kim dhe ne i marrim të dhënat gati.
Pastaj me këtë rast dhe e denoncojmë që është aktiviste e PS.
-Kryevepër, tha Muli. T'ia nisim punës.
Na e ka lehtësuar punën ky Edi Rama me këtë “Aktivistin”.
Lini një Përgjigje