Muli vendos bashkëpunimin e parë ndërkombëtar pas “non gratës” 

20 Janar 2023, 19:48Antena TEMA

Muli sot pati rastin të bënte takimin e parë ndërkombëtar me një politikan të rëndësishëm, qysh kur Doktorin e kanë shpallur “non grata”.

Bëhet fjalë për kryetarin e bashkisë së Maltepes, një periferi e Stambollit, e ngjashme me Gjirin e Lalzit, ku pasanikët e Stambollit kanë shtëpitë e tyre verore.

Ky kryetar është në opozitë me Erdoganin. 

Në takim mori pjesë dhe Lelo, si njeri që merr vesh nga marrëdhëniet ndërkombëtare. 

-Në fillim dua të të falënderoj për mbështetjen në kohë të vështira, i tha Muli.

Edhe unë kam një shtëpi verore në Lalëz, që është një gji i ngjashëm me Maltepen.

-Marshallah marshallah,- i tha kryetari.

-Edhe Doktori ka ndërtuar me kursimet e veta një vilë katër katëshe, i tha Muli, pasi e sigurova se aty është vend shumë i mirë.

-Marshallah marshallah, përsëriti prapë kryetari.

-Edhe zoti Meta ka një vilë pak më të madhe se të Doktorit dhe timen bashkë, i tha Muli.

-Allah allah, tha kryetari. Si e lejon Doktori?

-Jemi tolerantë brenda koalicionit, tha Muli.

Është kjo arsyeja që ne të ndiejmë ty sikur të kemi kryetar bashkie të Gjirit të Lalzit, i tha Muli.

-Ishallah ishallah, tha kryetari.

-Tani të kalojmë drejt e në temë, tha Muli.

-Çfarë duhet të bëjmë ne që t'iu ndihmojmë ju kundër Erdoganit?

-Bereqaves sa të mundni, tha kryetari.

Me hatër të të madhit Allah në fillim hiqni dorë nga televonelat turke.

Mos i shikoni ato se i shërbejnë Erdioganit.

-Allah, allah, tha Muli.

Ku ka burrë t’i mbushë mendjen Albana Vokshit dhe Karminës të mos shikojnë telenovela. Na vure në hall.

-E dyta, duhet të dalim pro  SHBA, që kundërshtojnë Erdogan për Gulen.

-Këtë të SHBA nuk e bëjmë dot, tha Muli, se ashtu kemi një hall. Po ndonjë gjë tjetër?

-Duhet të sulmoni investimet turke në Shqipëri, se janë biznese personale të Erdoganit.

P.sh këta që kanë blerë hidrocentralet në Shqipëri dhe Metalurgjikun.

-Këtu nuk të ndihmojmë dot se është ortak djali i Doktorit, tha Muli.

Po na thuaj ndonjë gjë tjetër.

-Këto tre pika kemi tani për tani, tha kryetari.

E shikoj që nuk na ndihmoni dot.

Ishallah u ndihmon i madhi Allah dhe futeni në rrugë të drejtë.

Lini një Përgjigje