Muli xheloz për Gardën që ruan Alibeajn 

24 Mars 2023, 20:08Antena TEMA

Lajmi se Garda ka filluar të shoqërojë Alibeajn me nisjen e fushatës elektorale, e bëri shumë xheloz Mulin.

Thirri Lelon se si ta eklipsonin këtë lajm në media, pasi njerëzit e Doktorit mërziten shumë kur mësojnë që Garda nuk ruan Doktorin, por Alibeajn.

-Nuk është gjë fare vula para Gardës, i tha Muli.

Vulën dhe nuk e quajnë të rëdë, por këtë të Gardës e kanë shumë të rëndë demokratët e Foltores.

-Nuk kanë faj, tha Lelo.

Me atë që ndodhi më 6 dhjetor, kur e qëlluan Doktorin, kanë të drejtë të mërziten.

-Duhet ta zgjidhim, tha Muli.

Duhet të përhapim ndonjë fabulë që ta eklipsojmë.

-Po mirë. Hapim fjalë që Doktori ka refuzuar Gardën dhe mbrohet nga 40 djem të Korpusit Azem Hajdari, tha Lelo.

-Jo jo se i ka bezdi tropojanët ai.

Më i pasigurtë ndjehet kur e mbrojnë tropojanët se sa kur e sulmojnë vlonjatët.

-Atëherë të hapim fjalë, që janë kosovarë, tha Lelo.

Kështu krijohet ideja se për atë është gati gjithë kombi të sakrifikojë.

-Duhet diçka më shumë goditëse për Alibeajn, se sa afirmuese për Doktorin, tha Muli.

-O po ajo më kollaj, tha Lelo.

Do të hapim fjalë që Edi Rama nuk ka besim tek Alibeaj, dhe i ka vënë 4 roje garde ta ruajnë natë e ditë, se me kë takohet, ku shkon dhe çfarë bën.

Kjo sepse Rama dyshon që Alibeaj mund ta tradhtojë në zgjedhje.

-Kjo po, tha Muli. Kjo na bën punë.

Madje të shtojmë që ruajnë dhe Lulin, se dhe me atë ka pazar.

-E bëjmë si të duash, tha Lelo. Në dorë e kemi.

Lini një Përgjigje